• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Tetë vite më parë mbërriti CR7, sot nuk arrin dot as Kolo Muanin: çfarë ndodhi me Juventusin?

12 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur Juventus bënte goditje që tronditnin merkaton botërore, si transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi. Sot, bardhezinjtë po hasin vështirësi edhe për të rikthyer Randal Kolo Muanin, një sulmues cilësor, por shumë larg peshës dhe madhështisë së pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tetë vite pas ardhjes së CR7 në Torino, më 10 korrik 2018, Juventusi duket një klub krejt tjetër. Atëherë flitej për “goditjen e shekullit”, ndërsa tani për një telenovelë të pafundme me PSG-në për Kolo Muanin, që ende nuk është mbyllur në kohë për nisjen e grumbullimit.

Në më pak se një dekadë, klubi ka kaluar nga kulmi i ambicies në një fazë pasigurie të madhe sportive dhe financiare. Juventus nuk fiton Serie A që nga viti 2020, kur mbylli ciklin e nëntë titujve radhazi me Maurizio Sarrin në stol, ndërsa trofeu i fundit mbetet Kupa e Italisë në vitin 2024 me Massimiliano Allegrin.

Lexo edhe:

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

Transferimi i Ronaldos për 105 milionë euro ishte qershia mbi tortë e një skuadre që vinte nga dy finale të Champions League. Portugezi shënoi 101 gola në tre vite, por nuk arriti ta çonte Juventusin drejt ëndrrës europiane. Më pas pandemia dhe gabimet e shumta në merkato e rënduan edhe më shumë projektin e nisur nga Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici.

Nga ai moment, te Juventus ndryshoi pothuajse gjithçka. Drejtues, trajnerë dhe lojtarë u zëvendësuan njëri pas tjetrit, por rezultatet nuk u rikthyen. Pas Sarrirt erdhi Pirlo, më pas Allegri, Thiago Motta, Igor Tudor dhe tani Luciano Spalletti. Në zyrat e klubit ndodhën gjithashtu shumë lëvizje, nga largimi i Paraticit te fundi i epokës Agnelli pas hetimeve për bilancet e klubit.

Edhe merkato nuk ka ndihmuar. Arthur, i ardhur në operacionin me Pjanic, mbetet ende një barrë për klubin. Koopmeiners, i blerë për 51 milionë euro, pritet të largohet pas dy sezonesh zhgënjyese, ndërsa Milik, David dhe Openda nuk kanë dhënë atë që pritej. Edhe porta, dikur simbol sigurie me emra si Zoff, Buffon dhe Szczesny, është kthyer në një tjetër problem për t’u zgjidhur.

Sot, Juventus është ende Juventus, por pesha e tij në merkato nuk është më ajo e dikurshmja. Nga Cristiano Ronaldo te Kolo Muani, rruga tregon më shumë se një ndryshim emrash: tregon rënien e një projekti që dikur synonte Europën dhe sot po përpiqet të rindërtojë veten nga e para.

Tags: cristiano ronaldojuventusRandal Kolo Muaniserie a

Nga Kategoria

Sporti

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026
Sporti

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026
Sporti

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.