• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 12 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Messi përplaset me arbitrin Pinheiro: Më fol me respekt

12 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja mes Argjentinës dhe Zvicrës ishte e mbushur me tension, polemika dhe momente të forta, ndërsa një episod me Lionel Messin dhe arbitrin Pinheiro ka tërhequr vëmendjen pas sfidës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë pjesës së parë, në një moment kur Argjentina ishte në avantazh, arbitri portugez mori një vendim që nuk i pëlqeu kapitenit argjentinas. Kamerat kapën Messin duke iu afruar Pinheiros dhe, sipas TyC, bazuar në leximin e buzëve, numri 10 i tha:

“Më fol me respekt, mos trego mungesë respekti. Unë të kam folur me respekt.”

Lexo edhe:

Zvicra shpërthen pas eliminimit: Nuk kam luajtur kurrë një ndeshje kaq të njëanshme

Bellingham i përgjigjet Tuchel: Nuk e di çfarë do të thotë të përballesh me Haaland, Nusa apo Sørloth

Ky moment tregoi edhe një herë tensionin e madh që shoqëroi sfidën, e cila u bë edhe më e diskutuar pas përjashtimit të Embolos me karton të dytë të verdhë, një vendim që shkaktoi zemërim të madh te kampi zviceran.

Pavarësisht polemikave, Argjentina arriti të siguronte kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ku do të përballet me Anglinë. Për Messin, kjo sfidë ka një domethënie të veçantë, pasi është një nga kombëtaret e pakta ndaj të cilave nuk ka luajtur ende.

“Të luash kundër Anglisë është speciale, sepse është një skuadër shumë e fortë. Ndeshjet ndaj ekipeve të këtij niveli janë gjithmonë të veçanta. Personalisht, është hera e parë që do të luaj kundër tyre. Kam luajtur ndaj pothuajse të gjithëve, përveç Anglisë”, u shpreh Messi.

Pas ndeshjes, kapiteni argjentinas reagoi edhe në Instagram, duke shprehur emocionet për një tjetër kualifikim dramatik.

“Vuajtëm sërish, por kjo skuadër nuk ndalet kurrë së besuari. Jemi përsëri mes katër skuadrave më të mira në botë. Forca!”, shkroi Messi.

Argjentina vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit botëror, por përpara e pret një përballje e madhe ndaj Anglisë në gjysmëfinale.

Tags: angliArgjentinëKupa e BotësLionel Messi

Nga Kategoria

Sporti

Zvicra shpërthen pas eliminimit: Nuk kam luajtur kurrë një ndeshje kaq të njëanshme

12 Korrik, 2026
Sporti

Bellingham i përgjigjet Tuchel: Nuk e di çfarë do të thotë të përballesh me Haaland, Nusa apo Sørloth

12 Korrik, 2026
Sporti

Rikthim katastrofik për McGregor, dëmtohet që në goditjen e parë

12 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Messi përplaset me arbitrin Pinheiro: Më fol me respekt

12 Korrik, 2026

Tjetër aksident në Gjirokastër-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, disa të plagosur

12 Korrik, 2026

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026

Aksident i rëndë në Gjirokastër-Tepelenë/ Përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb këmbën

12 Korrik, 2026

Zbardhet agjenda/ Detaje nga konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE

12 Korrik, 2026
None

Parlamenti Europian mesazh Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

12 Korrik, 2026

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

12 Korrik, 2026

“Ngjarja u bë motiv ndasie e egër, furi dhune ndaj një koncerti”/ Kanye West në Tiranë, Rama: Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde

12 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.