Drejtimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do t’i kalojë një gruaje. Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën përballë Silva Hasës.
Sipas raportimeve, pas numërimit të votave, rezulton që Emiri ka marrë 207 vota, ndërsa Hasa 83 vota.
Kujtojmë që pozicioni i kryetarit të Këshillit Kombëtar në selinë blu është mbajtur deri më sot nga Edi Paloka, i cili nuk rikandidoi për një tjetër mandat.
Gjatë mbledhjes së sotme konstituive të Këshillit Kombëtar, PD mbajti gjithashtu votimin për zgjedhjen e Kryesisë së re.











