Një stuhi e fuqishme breshëri dhe ere të forta gjatë natës kanë shkaktuar dëme te medha në sektorin e bujqësisë në njësinë administrative Zavalinë, Elbasan.
Rrebeshi i dendur ka zhveshur pemët dhe ka shkatërruar pothuajse teresisht e këtij viti në mollë, kumbulla dhe vreshta, teksa dëme të mëdha janë shënuar edhe në kulturat e misrit e perimeve.
Përballë kësaj situate kritike, fermerët lokalë po bëjnë thirrje për ndërhyrje dhe mbështetje financiare nga shteti për të mundësuar rimëkëmbjen e tyre.











