• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Georgia Meloni vizitë në Arabinë Saudite, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 10 miliardë dollarë

26 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mëngjesin e kësaj të diele udhëtoi drejt Arabisë Saudite ku dhe u prit në aeroportin Al-Ula nga Princi Salman Bin Sultan, guvernatori i Medinës dhe Ministri i Tregtisë Majed Al Qasabi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më pas kryeministrja italiane zhvilloi një takim me homologun e saj në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ku dhe nënshkruan një deklaratë të përbashkët për partneritetin strategjik si dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve të cilat arrijnë vlerën prej 10 miliardë dollarëve.

“Marrëdhëniet mes Italisë dhe Arabisë Saudite janë në rritje. Ne kemi nënshkruar marrëveshje me vlerë 10 miliardë dollarë që janë një mundësi për të gjithë Mesdheun”, tha kryeministrja e Italisë.

Lexo edhe:

Kriza politike në Iran, Kryetari i Parlamentit jep dorëheqjen nga negociatat

“Ora po ecën për Iranin”, Trump: Kam gjithë kohën e botës për të arritur një marrëveshje

Ndër të tjera ajo tha se është e rëndësishme që bashkëpunimi mes dy vendeve të vijojë të jetë në rritje dhe kjo do të jetë në interes të dy palëve.

“Ka një potencial të madh të pashfrytëzuar në bashkëpunimin tonë dhe kjo vizitë mund të hapë një fazë krejtësisht të re në partneritetin tonë dhe për këtë arsye ne i kemi ngritur marrëdhëniet tona dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik”, tha ajo ndër të tjera në tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë të organizuar në Al-Ula me rasti ne vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite, ku morën pjesë disa kompani të rëndësishme italiane.

Çështjet dypalëshe me Bin Salmanin:

Meloni dhe Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman Al Saud diskutuan disa çështje të rëndësishme globale dhe rajonale, duke përfshirë në kontekstin e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Vizita zyrtare e kryeministres ka ardhur si pjesë e përpjekjeve të qeverisë italiane për të forcuar bashkëpunimin me vendet e Gjirit për çështje me interes të përbashkët. Ndër temat e diskutuara gjatë këtij takimi ka qenë: “kërkimi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë; konsolidimi i armëpushimit në Gaza dhe rifillimi i një procesi politik drejt një zgjidhjeje mes dy shteteve; mbështetje për një proces politik gjithëpërfshirës në Siri”

Marrëveshjet për ekonominë dhe kulturën:

Gjatë takimit të dy liderët nënshkruan një deklaratë të përbashkët e cila i ngre marrëdhëniet dypalëshe në një partneritet strategjik, duke nisur një bashkëpunim të strukturuar. Ndër iniciativat e rënë dakord, organizimi në muajt e ardhshëm të një forumi sektorial të biznesit dhe nisja e një procesi për të përcaktuar një plan veprimi me prioritete të përbashkëta.

Meloni gjithashtu mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues publikë dhe privatë të të dy vendeve, gjatë së cilës u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në nivel qeveritar dhe privat. Këto marrëveshje kanë të bëjnë me sektorin ekonomik dhe trashëgiminë kulturore.

Tags: meloni

Nga Kategoria

Bota

Kriza politike në Iran, Kryetari i Parlamentit jep dorëheqjen nga negociatat

23 Prill, 2026
Bota

“Ora po ecën për Iranin”, Trump: Kam gjithë kohën e botës për të arritur një marrëveshje

23 Prill, 2026
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Papa: Nuk mund të jem në favor të luftës

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Klod Lala: Çështja AKSh-i mund të rrëzojë qeverinë! Mirlinda mori 200 mijë € me kuti vere

24 Prill, 2026

Cllevio: Te burgu i Fierit isha me shefa komisariatesh dhe drejtorë bashkish Gango, ma shtruan me tapet të kuq

23 Prill, 2026

Liqeni i Fierzës shëndrrohet në “Liqenin e mbeturinave”, gati për turizëm

23 Prill, 2026

Aksident fatal në Kavajë, makina i merr jetën këmbësorit që ishte në rrugë

23 Prill, 2026

Nëna me fëmijën e saj rrezikojnë jetën pasi trotuarët i kanë zaptuar kantierët e ndërtimit

23 Prill, 2026

Kriza politike në Iran, Kryetari i Parlamentit jep dorëheqjen nga negociatat

23 Prill, 2026

Rama i “hap derën” SHBA për të nisur sulme ndaj Iranit nga Shqipëria, por me një kusht

23 Prill, 2026

Sara Mila: Antireklama që bën opozita po pengon integrimin në BE

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.