• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

24 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Showbiz, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”, ka dëshmuar sërish në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai ka sqaruar se “nuk ka asnjë lidhje me të pandehurit”. Ka veçuar Haxhiun, njëjtë si më herët, duke thënë se e ka pasur shok që fëmijë.

Ndërsa për këngëtarin e famshëm Rigels Rajku, ose siç e njohim të gjithë Noizy, ka deklaruar se “ky i fundit ka nisur me sharjet, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj një reperi tjetër”. Kështu, edhe për të marrë famë, ka argumentuar se i ka bërë diss-e.

Lexo edhe:

Laert Vasili i dërgon video intime të bijës, reagon Julia Ilirjani

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja të horoskopit vihen përballë surprizave

“Ky Rigels Rajku, për të marrë famë, shante Viktor Palokën, i njohur si Unikkatil. Ne, kur na shante Noizy, ishim në Amerikë. Pas 15-20 vitesh ia ktheva edhe unë me muzikë, duke e sharë Noizy-n. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në vitin 2020 doja të bëhesha i famshëm dhe fillova ta ngacmoja në mënyrë artistike, që quhet diss. Kur bëra këngën, u bëra i famshëm dhe kjo po më pëlqente.”

Por pavarësisht përplasjeve mes tyre virtuale dhe jo vetëm, ka rrëfyer se në një moment i ka kërkuar falje. Akt, që siç tregon Cllevio, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për të.

“Një ditë i thashë vetes: boll me diss dhe shkova t’i kërkoja falje. Atë ditë ishte i shoqëruar në Durrës. Kur shkova te lokali “Zins” në Currila, parkova dhe u thashë shokëve të mos dilnin nga makina. Kur vajta aty, doli Rigels Rajku, djali i Bashkimit, dhe rreth 12 veta të tjerë. Aty më rrahën, më shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital, u mjekova dhe më pas u arrestova, sepse isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg.”

“Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hapur Instagramin live, ku thoja se po shkoja në Durrës te Noizy. Kur hyra te lokali, ishte një roje. I thashë: “Ma thirr Noizyn”. Ai erdhi për rreth 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh personat që e shoqëronin Noizy-n. Kur erdhi Noizy, unë hoqa syzet për ta respektuar dhe në atë moment më goditi me grusht. Më pas më goditën edhe 6-8 veta të tjerë. Në sherr u përfshinë edhe dy shokët e mi, ku njërit iu thyen dhëmbët. Unë kam pasur dëmtime në kokë dhe në brinjë. Për këtë ngjarje kam dhënë deklarim kur kam qenë në IEVP Fier. Nënën e kisha në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte në Amerikë. Ngjarja është dokumentuar me pamje filmike dhe aty shihet se më godasin. Nuk kam menduar të hakmerrem ndaj Noizy-t”, ka shtuar reperi.

Sa i takon shpërthimit në lokalin e Noizy-t, ka thënë se e ka marrë vesh nga shokët e burgut.

“Unë i thashë se nuk e di kush ia ka vendosur tritolin, pasi isha në burg. E mendova me vete se kush mund ta kishte bërë dhe mendova se mund ta kishte bërë “Baba”. Nuk më ka ardhur asnjë fjalë që Laerti ta ketë bërë këtë gjë”, ka përfunduar ai./tvklan

“Jetoj në Lushnje dhe Laerti është jo më larg se 150 metra nga shtëpia ime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha, rrija në Lushnje. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Vitet e fundit unë nuk e kam takuar fare. Kam ardhur nga SHBA në vitin 2013 dhe në vitin 2014 rashë në burg. Kam dalë në vitin 2020 dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur në 313, 302, Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin”, ka thënë Cllevio para hetuesve.

Tags: Cllevionoizy

Nga Kategoria

Lajme

Laert Vasili i dërgon video intime të bijës, reagon Julia Ilirjani

24 Qershor, 2026
Kryesore

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja të horoskopit vihen përballë surprizave

24 Qershor, 2026
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

24 Qershor, 2026

Laert Vasili i dërgon video intime të bijës, reagon Julia Ilirjani

24 Qershor, 2026

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja të horoskopit vihen përballë surprizave

24 Qershor, 2026

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

24 Qershor, 2026

FOTO/ Shokon ish-banorja e BBV, akuzon familjarët për ab*zim dhe…

24 Qershor, 2026

“Nëna i çoi djalit videon e babait me nusen…”/ Detektivja e njohur zbulon rastin EKSTREM të tradhtisë: Jam shokuar kur …

24 Qershor, 2026

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq!

24 Qershor, 2026

Paralajmëruan rritje drastike të çmimit/ Ministria e Financave: Transporti urban nuk ka detyrim për pagesat me kartë

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.