• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhaj-n”/ Ilir Kulla: S’ka frikë asnjë lloj pushteti e kërcënimi!

23 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, i cili shpalosi kërkesat e protestuesve në Tiranë, analisti dhe ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ilir Kulla, ka bërë një sqarim në rrjetet sociale. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një rrëfimi të gjatë kronologjik, Kulla dëshmon njohjen e tij të vjetër me Goxhajn që nga Lufta e Kosovës, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke zbardhur prapaskenat e një jete plot sakrifica, përndjekje politike dhe luftë për mbijetesë.

Kulla kujton se e ka njohur Dritan Goxhajn në mars të vitit 1999, kur ai ishte një djalë i ri dhe i hollë që shoqëronte Sabit Gecin (bashkëluftëtar i Adem Jasharit).

Lexo edhe:

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

Konflikti në familjen Beckham vazhdon: Postimet për Ditën e Babait shkaktojnë zemërim

Goxhaj, së bashku me pilotin e ndjerë Sallaku, kishte transportuar një gazetar francez të plagosur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Postimi i plotë:

Nje shpjegim i detyruar per Dritan Goxhaj-n. Do ta nis nga njohja me Tanin. Gjate luftes se Kosoves dikur nga marsi i 1999 me takoi te takohesha me Sabitin(Gecin), i cili pertej emrit qe kishte si bashkvendas dhe bashkeluftetar i Adem Jasharit kishte dhe enrin e nje njeriu te ashper qe sidomos nje pjese e e atyre afer LDK-se e kishin shume frike, me te drejte ndoshta. Sabiti kishte qene me paterica se ishte i plagosur dhe une mendova se do kishte disa njerez qe do e shoqeronin, ne fakt ishte vetem nje djale i ri vogel i holle qe e shoqeronte ai ishte ky Dritani i sotshem. Ne ate moment nuk e njoha vetem se kuptova qe ishte nga Shqiperia. Disa dite me vone po flisja me Rramush Tahirin (i ndjeri) ish Zv. Kryeministrin e Kosoves, i cili me kujtoi qe Dritani ishte ai piloti ushtarak i vogel qe bashke me pilotin tjeter te ndjerin Sallaku na kishte trasportuar ne spitalin ushtarak (zv drejtor ishte Presidenti I sotshem Begaj) ne Tirane kur ishte plagosur gazetari francez dhe sheshin ku do ulej helikopteri e kishte hapur dhe garantuar me kallash ne dore i ndjeri Fatmir Haklaj se bashku me Ferizin Kernajen.

Me vone u informova dhe mora vesh qe Tan piloti ushtarak ishte djali I njerit nga pedagoget tane ne shkollen ushtarake Dilaver Goxhajt, i cili kishte shkuar ne Kosove dhe ishte bere zevendesi i Shefit te Shtabit Bislim Zyrapi dhe bashke me te kishin shkuar dhe disa oficere te tjere. Dritani kur kishte lene aviacionin ushtarak dhe kishte shkuar ne UCK kishte marre me vete dhe 3 oficere te rinj shoke te vete dhe piloti ushtarake, mosha ben te veten ishin te rinj, lufta e kishte cuar adrenalinen patriotike ne maximum kudo qe kishte shqiptare. Perfundon lufta Qeveria e perkohshme vendoset ne Prishtine Azem Syla komandanti i Pergjithshem I UCK behet Minister i Mbrojtjes se Qeverise se Perkohshme me Kryeminister Hashim Thacin. Daja(Azemi) ministri nga Drenica kishte marre keshilltare 2 ushtarake nga Shqiperia Dilaver Goxhaj-n dhe Spiro Butken qe kishin qene ne ne UCK. Per kete arsye familja e vogel e Dilaverit bashkeshortja ushtarake edhe ajo dhe motra Rezi studente IT vendosen ne Prishtine. Ritakohem disa here me Dritanin dhe disa nga shoket e tij te UCK-se nga Kosova dhe Shqiperia per biseda te lira politike po asgje me shume. Fillon lufta ne Presheve, une punoja per agjencine ANSA ne Kosove dhe shef kisha Carlo Bollino-n i cili me thote duhet se s ben te shkojme e te bejme nje reportazh ne luften e UCPMB-se.

Po i thashe u lidha me dike qe me tha qe 2 nga komandantet i njihja mire Tan Goxhaj-n dhe Agron Haradinaj-n ndjeste paste vellain e Nasimit. Epo thashe si rrihet ketij do ta vrasin andej thashe djale I vetem. Nejse nisemi me Carlon kalojmr kufirin, ku ushtaret amerikane ulerisnin ku po shkoni kush jeni etj etj… diku na ndalon nje njesi e UCPMB-se ishte Dritan Zheqi shoku i Tan Goxhaj-t i cili ishte pak me andej dhe Agroni te cilet me njohen dhe ja bene me dore leri te largohen pasi me njihnin mire. Me te drejte Dritani kishte inat me Shqiperine ne ate kohe pasi qeveria shqiptare me Meten kryeminister dhe Hajdaragen Minister i kishin perzene nga ushtria oficeret shqiptare sepse kishin braktisur ushtrine dhe kishin shkuar ne UCK. Mbaron lufta ne Presheve dhe Qeveria e Perkohshme ne Kosove ishte terhequr tashme ishte qeveria e UNMIK dhe familja Goxhaj ishte kthyer ne Tirane ne shtepine e tyre ne rrugen Bardhyl, ish ushtarake te papune. Dritani rrinte ne Prishtine dhe nje dite te bukur kthehet ne Tirane dhe del lajmi se policia e Tiranes kishte arrestuar nje terrorist nga Kosova. Bollino dhe Cani me thone mua ne redaksi shko ti dhe Artan Hoxha se ti njeh Kosoven e Tani policine Tropojen, c te shoh te Drejtoria e Tiranes “terroristi” ishte Tani.

Sokol Bizhga e kishte ndaluar se “letrat” ja kishte bere Sokol Bare ish zv drejtor i SHISH ne ate kohe ish oficer policie dhe ai. Une qe i njihja intrigat e Kosoves thashe do jete perzier ne ndonje konflikt te brendshem post-UCK ne Kosove (se ne ate kohe kishte shume) dhe i paskan bere ndonje intrige. Policia manipulon median e Tiranes dhe te nesermen Tani ishte ne burg dhe “terrorist” i rrezikshem ne ate kohe i lidhur me Al Kaeden se Irani s ishte ne mode. Policia jone kishte thirrur madje dhe oficeret e ambasades USA per tu treguar trofeun terrorist, ata e pane e njohin qeshin largohen duke u thene qe ky mund te kete lidhje me gjithcka por jo me terrorizmin. Takoj babain e vet Dilaverin per 1 kafe i merzitur me thote ketu thote keta te Berishes na persekutuan si me qene Serbe se ne jemi nga jugu e Ju socialistet me tha na persekutoni se ne jemi leber se jeni lidhur me greket, helbete Kryetar ishte Fatos Nano dhe Kryeminister nje me malesor Jugu se Dilaveri qe ishte nga Golemi i Gjirokastres, Ilir Meta nga maja e Cepanit ne Skrapar.

Nejse nje vit me vone Tani qe ishte arrestuar me shume buje lirohet pa buje fare i kishin rene te gjitha akuzat dhe si t ja benin e denojne se kishte braktisur ushtrine si Oficer i aviacionit dhe kishte shkuar ne UCK. Natyrisht i merzitur ne 2002 bashke me familjen shkojne ne Prishtine ku disa ish bashkeluftetare i ndihmojne ekonomikisht me shtepi e pune e mbijetojne. Rezarta mbaron studimet ne Prishtine. Ne 2005 ne socialistet kishim dale ne Opozite dhe familja Goxhaj ishte kthyer ne Tirane. Tani bashke me ta si njeri asket me pak pretendime hante buke njehere ne dite me shume pak shoke dilte pak dhe nje nder ata qe e merrte me shume te dilte isha une dhe rrinte me mua kur kisha kohe. Me thote me ndihmon dot se jemi te gjithe pa pune, motra ka mbaruar shkelqyeshem inxhinjerine dhe nuk ma marrin ne pune. E marr ne venture shkoj te zyra e Lulzim Bashes dhe i them vajza e kujt ishte Rezarta nga Gjirokastra dhe Luli me thote urgjent na duhen njerez te rinj te pergatitur aq me shume qe eshte vajza e Dilaverit.

Lulzim Basha ne ate kohe Minister I Inrafstruktures kishte ardhur nga Kosova, e di me tha qe jane nga Jugu familje socialistesh por jane patriote. Tani me PD ne pushtet te shkretet u bene dhe socialiste. 2 vjet me vone i shkoj ne dasem motres Rezit ne Peze Helmes dhe takoj dhe nenen e Dritanit e cila me tjote o Ilir me kane ngelur dhe pak vite per pension dhe une jam inxhinjere ushtarake kimike kam degjuar se po kerkojne prape kimiste ne ushtri, ti meqe je Keshilltar i Sigurise Kombetare a mund ti thuash Gjeneralit Lad Qiriazi. I them.Gjeneralit dhe me kenaqesi e merr ne pune aq me shume qe e njihte zonjen. Tashme me 2 veta ne pune e pak te sistemuar familja ishte si me mire. Jeta ishte modeste ne periferi te Tiranes por si cdo familje ish ukstarakesh ja dilnin. Nje vit me vone Dritani mundohet te emigroje ne Holande rreth 1 vit, 4 gjuhe te huaja dhe me eksperince ndoshta rregullohej. Nul zgjat shume se nuk i prin fati sepse Dilaveri Babai semuret dhe ka nevoje per 4 Bypasse.

Djali I vetem kthehet te rrije me familjen dhe prinderit. Nderkohe une me hallet dhe punet e mia kisha krijuar familje dhe shiheshim dhe shihemi shume rralle por do ti shkoja per ndihme Dritanit dhe shkojme ta vizitojme ne spital. Mbaj mend qe kam shkuar me duket me Prefektin e sotshem ish Prokurorin e atehershem mikun tim Shkelqim Hajdari. E shoh Dilaverin ishte keq po do ja hidhte kishin ardhur dhe disa njerez nga Kosova ta vizitonin. Pijme nje kafe me Dritanin i cili me thote s kam c te bej tani s shkoj dot me askund duhet te rrij se prinderit po behen te moshuar. U perpoqa ti gjej nje pune te Casa Italia si pergjegjes Sigurie ku vazhdoi ca kohe dhe pastaj u largua. Punoi ca kohe si shef sigurie tek Belle Air dhe pastaj Denion Ndrenika gazetari orthodkos mik i Dritanit nga Kosova e merr te punoje te Siguria e Aviacionit Civil.

Dritani me karakterin e veshtire qe kishte se nuk i firmoste disa procedura.aspak trasparente Drejtorit te madh partia kete rradhe LSI vendos ta largoje. Listat i kishte bere Elona Guri sekretare e rendesishme ne Parti pasi Drejtoria i perkiste LSI-se kishin vendosur ta hiqnin. I shkoj Elona Gurit dh ei them njeriun me asket dhe me te pakorruptueshem keni bere ndermend te hiqni, si s ju vjen turp. Jo me thote Elona me kane thene qe jane familje socialistesh t ja gjejne ata nje vend pune.

I thashe te kane genjyer eshte thjesht nje njeri fatveshtire, pilot i mireshkolluar, patriot e hallexhi. Nejse nuk ndryshoi pak me vone menduan ekipi patronazhist ta nxirrte me LSI-ne e ta hiqnin nga puna. Nderkohe kishte njohur nje pedagoge e ishte martuar. Me merr nje dite ne tel e me thote duhet te te qeras se u bera Baba me djale shkova e urova me kenaqesi. E pyes cu be per pune s ka problem gruaja eshte pedagoge vete bej ca perkthime nje shtepi me qera e kemi marre s kemi leke te marrim dado pak me ndihmon mami merrem me rritjen e djalit. Mu be qejfi sinqerisht. E takoj kur arrestohet Hashimi.me Rexhen Jakupin e te tjere ishte merzitur shume. Me tha turp c eshte kjo pune e tjere. Une si oportunist i them po shih punet e tua, jo me thote duhet ti thuash Presidentit e te tjereve te mbajne qendrime te forta. E shoh qe kerkonte dokumenta shkruante, jepte intervista kunder prokurorise e Gjykates dhe diten kur denohet Sali Mustafa, mik i Dritanit i godet me emer dhe mbiemer disa nga deshmitaret fallco te gjykates nga Shqiperia dshkoj he Kosova. E marr ne tel dhe i them o Tan mos u merr me ate pune se gjykate speciale ne Kosove e ketu po te marrin dhe po te kepusin ne burg. E ashtu ndodhi nje dite te nxehte vere para 3 vitesh me merr miku im Prof Ermir Gjinishi e me thote e moren ne burg komandantin, ke mor i them Tanin.

Shkoj takoj prinderit e moshuar te merzitur shume, gruan me femijen e vogel, miq nga Kosova dhe Maqedonia qe me merrnin ne tel. Ç’të beja i shkoj Erion Velia-jt ne zyre sepse nena e tij ushtarake kishte punuar me Babain e Dritanit ne akademine Skenderbej. Erioni merr ne tel Ulsiun Minsitrin e Drejtesise, s kam c bej thote Ulsiu, Haga eshte siper meje. Shkoj ne gjyq kishin ardhur 6 veta nga gjykata e Hages dhe 1 nga ambasada amerikane per t ekstraduar ne Hage se kishte thene emrat e Deshmitareve, jo se si dija dhe une po thjesht s ma mbante. Shyqyr qe gjykata e apelit nuk e ekstradoi se do ishte akoma ne burg. Ne keto kohe e kam pare qe me bente “konkurenece” neper studio televizive su analist ushtarak sepse e verteta eshte qe punon shume dhe eshte goxha i pergatitur, here ja fut kot e here jo po tek e fundit si te gjithe ne qe dalim neper banaqet televizive dhe marrim dhe ndonje honorar.

E shoh para ca kohesh qe ishte bere hero tik-toku se c nuk I kish thene Fredi Belerit i kishte thene ti je agjent i SHISH. Mbreme teksa kthehesha nga Kosova me nis nje mik ne whats up kerkesat e Protestes me zerin dhe figuren e Dritanit. Kur mberrij ne Tirane shoh kunderpergjigjen e Taulantit shokut tim te vjeter socialist qe e pershkruante si agjent te Iranit. Ne fakt me jeten e Dritanit kjo i mungonte se agjent te Izraelit i kishin thene njehere para 15 vitesh se shoqeronte nje mikun tim ushtarak izraelit Nir Shaul, i mungonte vetem kjo e Iranit, po mire e kuptueshme ne kete tollovi qe eshte krijuar gjithcka gjen vend e gjithcka mund te thuhet. Tani kam nje pyetje retorike kush nga Ju po te kishte patur nje jete si ajo e Dritanit i shkolluar, jashte me 4 gjuhe te huaja dhe me kaq shume halle a do ishte sot ne proteste apo JO ?! Sa per mua une ja njoh mire mendjen ai s ka frike asnje lloj, pushteti, asnje lloj kercenimi, banda e banditet jo e jo te cdo lloji e me sa leke te duan, s ka miliarder ta kercenoje se eshte lloji i robit qe si do leket dhe lluksin, si asket qe eshte shko rri i vetem ne mal. Keshtu qe duke i vene nje “akuze” me shume nuk e dobesoni vetem i forconi. Njerez si Dritani merresh vesh me te mire se me te keqe s ja del dot kurre, se nuk jane oportuniste intelektuale si UNE.

Tags: dritan goxhajIlir kulla

Nga Kategoria

Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026
Lajme

Konflikti në familjen Beckham vazhdon: Postimet për Ditën e Babait shkaktojnë zemërim

23 Qershor, 2026
Bota

Mos e humbisni! “Hëna Luleshtrydhe”, kur dhe ku mund ta shikoni

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Julián Álvarez i merr vëmendjen Messit, mediat spanjolle e quajnë deklaratë të pavend

23 Qershor, 2026

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026

“Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhaj-n”/ Ilir Kulla: S’ka frikë asnjë lloj pushteti e kërcënimi!

23 Qershor, 2026

Konflikti në familjen Beckham vazhdon: Postimet për Ditën e Babait shkaktojnë zemërim

23 Qershor, 2026

Mos e humbisni! “Hëna Luleshtrydhe”, kur dhe ku mund ta shikoni

23 Qershor, 2026

Tradhti dhe skandale seksuale në politikë? Shkënda Lili: Mora vesh një informacion…

23 Qershor, 2026

Gazetari Elton Tozaj hedh poshtë aludimet: Dronin në Ferma VIP nuk e ka dërguar Flori, por…

23 Qershor, 2026

Polici italian humb jetën gjatë ndjekjes së automjetit me dy shqiptarë!

23 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.