• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

19 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është shumë pranë finalizimit të një linje direkte ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si hapin e radhës pas inaugurimit të fluturimit të parë transoqeanik mes Tiranës dhe Torontos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë ceremonisë së përurimit të linjës direkte Tiranë–Toronto, Rama tha se lidhja ajrore me Kanadanë është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me tregjet e mëdha ndërkombëtare.

“Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi edhe linjën tjetër direkte, atë me Shtetet e Bashkuara. Edhe në raport me këtë objektiv është bërë përparim dhe mund të them se jemi shumë më afër finalizimit sesa ç’mund të mendonim vetëm pak vite më parë”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

Rama vlerësoi gjithashtu zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke theksuar se ai renditet prej disa vitesh ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë të numrit të pasagjerëve në Europë.

Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte rreth 22 mijë fluturime në vit dhe 2.2 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve ka arritur në 13.7 milionë dhe fluturimet në 82 mijë.

“Të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Mjafton të krahasosh shifrat nga viti 2016 deri në vitin 2025 për të kuptuar rritjen marramendëse që ka ndodhur”, deklaroi Rama.

Kryeministri njoftoi edhe një fazë të re modernizimi të aeroportit, e fokusuar te transformimi digjital. Sipas tij, së shpejti do të vendosen porta digjitale që do të mundësojnë kalimin e pasagjerëve shqiptarë me pasaportë biometrike pa kontrollet tradicionale, falë përdorimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale.

“Nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike shqiptare, hyrja në aeroport do të jetë si në shtëpinë tënde. I gjithë informacioni do të merret përmes inteligjencës artificiale që do të ketë kjo portë. Fillimisht sistemi do të përdoret për pasagjerët vendas dhe më pas do të shtrihet edhe për të huajt”, tha ai.

Fluturimi inaugurues Tiranë–Toronto u realizua më 19 qershor dhe operimet do të vazhdojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

Me hapjen e kësaj linje, Shqipëria hyn për herë të parë në hartën e fluturimeve direkte transoqeanike, ndërsa qeveria synon që hapi i radhës të jetë vendosja e një lidhjeje direkte ajrore mes Tiranës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tags: fluturimeRamashbaTiranë–Toronto

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.