• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Të enjten Kuvend/ Në diskutim ndryshimet e Kodit Rrugor, 3 interpelanca në rend dite

16 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

E enjtja parashikon seancë të ngjeshur plenare në Kuvend. Fillimisht, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do të informojë lidhur me konkluzionet për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt më 26 maj në Bruksel.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rendi i ditës përfshin tri interpelanca, një me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala dhe grupit të deputetëve të PD lidhur me mungesat dhe infrastrukturën shëndetësore në QSUT. Nga deputeti Erald Kapri është kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren për çështjen që pacientët s’mund të bëjnë analiza pas datës 20 të çdo muaji.

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon sqarime nga zv/kryeministrja Albana Koçiu për legalizimet e ndërtimeve pa leje.

Lexo edhe:

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja për masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Siç ishte njoftuar më herët, amnistia penale pritet të miratohet në Kuvend, por pritet rishikimi i datës kufi të 31 dhjetorit 2025 për vendimet e formës së prerë. Si rrjedhojë, kjo do të zbulojë edhe numrin total të përfituesve.

Tre projektligje për Kodin Rrugor, një i fokusuar te disa problematika si tejkalimi i peshave, mosrespektimi i përmasave, mangësia në kontrolle e inspektime, konkurrenca e pabarabartë dhe mospërputhja ligjore. Dy projektligje të propozuara nga opozita fokusohen te automjetet dhe motomjetet elektrike dhe monopatinat, për regjistrimin, qarkullimin dhe përdorimin e tyre nga të miturit.

Gjithashtu do të diskutohen projektligji për energjinë elektrike, informacionin elektrik të transportit të mallrave dhe për sigurimet shoqërore, si dhe 7 projektvendime.

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.6.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.

2. Njoftime.

3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

7. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

8. Projektligji “Për dhënie amnistie”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

12. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030″.

16. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

17. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

3 Nëntor, 2026
Aktualitet

Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

3 Nëntor, 2026
Aktualitet

Hajduti i bankës në Tiranë vodhi dje 60 mijë €, u largua qetësisht me një monopatinë

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zgjedhjet në SHBA mund të shënojnë disa momente historike

3 Nëntor, 2026

Trump njofton ndërprerjen e ndihmës vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin nga viti 2027

3 Nëntor, 2026

Kur do të mësohen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA? BBC shpjegon kur pritet të dalë fituesi

3 Nëntor, 2026

Binance zbulon se si intervistat e rreme të punës u përdorën për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

3 Nëntor, 2026

Shtatë avionë në Evropë kërcënohen me bombë, kontrolle dhe devijime në disa aeroporte

3 Nëntor, 2026

Tre skenarët e mundshëm për zgjedhjet në SHBA: nga një fitore e thellë e demokratëve te ruajtja e kontrollit republikan

3 Nëntor, 2026

Teksasi, bastioni republikan në qendër të një gare të fortë mes demokratëve dhe republikanëve

3 Nëntor, 2026

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

3 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.