• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 5 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Situata është alarmante”, Behgjet Pacolli i shqetësuar për Aeroportin e Vlorës: Një “grup personash” e kanë marrë peng, struktura shtetërore u japin mbrojtje (E PLOTË)

11 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë me një deklaratë publike ku shpreh hapur shqetësimin e tij për atë që e quan “situatë alarmante” në Aeroportin e Vlorës. Njeriu që ndërmori iniciativën dhe pretendon se ka investuar 310 milionë euro, flet për një “grup personash” me mbrojtje shtetërore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Që prej datës 18 Maj 2026, punimet në Aeroportin e Vlorës janë penguar dhe bllokuar nga veprime të ndërmarra nga një grup personash, të cilat, sipas vlerësimit tonë, bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë”,shkruan Pacolli.

Ai thekson se ky bllokim po shkakton dëme të konsiderueshme dhe të vazhdueshme ndaj interesit publik, ekonomisë kombëtare, komunitetit lokal dhe investitorit koncesionar MABCO, i cili ka marrë përsipër dhe vazhdon të përballojë i vetëm barrën financiare të projektit, sipas Pacollit, me një investim dhe angazhim shumëvjeçar që tejkalon vlerën prej 310 milionë eurosh me anë të injeksione kapitale, punime dhe garanci financiare.

Lexo edhe:

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të hekurt”, për një javë mbi 1700 gjoba, në pranga shoferët e dehur

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, reagon Policia: Dy persona të armatosur me kallashnikov morën bizhuteri dhe u larguan

Gjithashtu, biznesmeni shqiptar nga Kosova thotë se vonesat në përfundimin dhe vënien në operim të aeroportit, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga këto veprime penguese, po shkaktojnë pasoja serioze për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe po dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Shqipërisë si një vend i sigurt për investimet strategjike dhe për garantimin e shtetit të së drejtës.

Sipas Behgjet Pacollit, vonesat në realizimin e projektit nuk burojnë nga investitori, por nga veprime dhe procedura që kanë sjellë nxjerrjen e një sërë vendimesh kontradiktore dhe të kontestuara juridikisht nga gjykata të shkallës së parë, të cilat, në praktikë, kanë penguar ekzekutimin e vendimeve të instancave më të larta gjyqësore.

“Vendime të tilla, të mbështetura nga veprime të personave të caktuar dhe të formalizuara përmes akteve gjyqësore përkatëse, përbëjnë shkakun kryesor të dëmeve ekonomike të sipërpërmendura, ndërsa njëkohësisht cenojnë rëndë autoritetin e sistemit të drejtësisë, rendin kushtetues dhe besimin e publikut në funksionimin e shtetit ligjor.

Po aq shqetësues mbetet fakti se, në raste të caktuara, zbatimi i këtyre veprimeve është shoqëruar me përfshirjen e strukturave shtetërore në rrethana që kërkojnë verifikim dhe hetim të plotë institucional, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e interesit publik”, shkruan ai.

Biznesmeni shqiptar nga Kosova u bën thirrje organeve kompetente të rendit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin me urgjencë veprimet e nevojshme për zhbllokimin e punimeve, rivendosjen e ligjshmërisë, garantimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe hetimin e plotë të çdo veprimi apo mosveprimi që ka kontribuar në krijimin e kësaj situate.

Deklaratë publike, 11 Qershor 2026 – Biznesmeni Behgjet Pacolli:

Situata në Aeroportin e Vlorës ka marrë përmasa alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

Që prej datës 18 Maj 2026, punimet në Aeroportin e Vlorës janë penguar dhe bllokuar nga veprime të ndërmarra nga një grup personash, të cilat, sipas vlerësimit tonë, bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

Ky bllokim po shkakton dëme të konsiderueshme dhe të vazhdueshme ndaj interesit publik, ekonomisë kombëtare, komunitetit lokal dhe investitorit koncesionar MABCO, i cili ka marrë përsipër dhe vazhdon të përballojë i vetëm barrën financiare të projektit, me një investim dhe angazhim shumëvjeçar që tejkalon vlerën prej 310 milionë eurosh me anë të injeksione kapitale, punime dhe garanci financiare. Gjithashtu, vonesat në përfundimin dhe vënien në operim të aeroportit, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga këto veprime penguese, po shkaktojnë pasoja serioze për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe po dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Shqipërisë si një vend i sigurt për investimet strategjike dhe për garantimin e shtetit të së drejtës.

Duhet të theksohet se vonesat në realizimin e projektit nuk burojnë nga investitori, por nga veprime dhe procedura që kanë sjellë nxjerrjen e një sërë vendimesh kontradiktore dhe të kontestuara juridikisht nga gjykata të shkallës së parë, të cilat, në praktikë, kanë penguar ekzekutimin e vendimeve të instancave më të larta gjyqësore. Kjo situatë ka krijuar pasiguri juridike dhe ka cenuar parimet themelore të hierarkisë së vendimeve gjyqësore dhe të sigurisë juridike.

Vendime të tilla, të mbështetura nga veprime të personave të caktuar dhe të formalizuara përmes akteve gjyqësore përkatëse, përbëjnë shkakun kryesor të dëmeve ekonomike të sipërpërmendura, ndërsa njëkohësisht cenojnë rëndë autoritetin e sistemit të drejtësisë, rendin kushtetues dhe besimin e publikut në funksionimin e shtetit ligjor.

Po aq shqetësues mbetet fakti se, në raste të caktuara, zbatimi i këtyre veprimeve është shoqëruar me përfshirjen e strukturave shtetërore në rrethana që kërkojnë verifikim dhe hetim të plotë institucional, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në këto rrethana, i bëjmë thirrje organeve kompetente të rendit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin me urgjencë veprimet e nevojshme për zhbllokimin e punimeve, rivendosjen e ligjshmërisë, garantimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe hetimin e plotë të çdo veprimi apo mosveprimi që ka kontribuar në krijimin e kësaj situate.

Çdo person që rezulton të ketë vepruar në kundërshtim me ligjin, të ketë shpërdoruar kompetencat e tij apo të ketë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

MABCO mbetet plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet shtetërore, duke vënë në dispozicion të tyre të gjithë dokumentacionin, provat dhe informacionin e nevojshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe identifikimin e përgjegjësive përkatëse.

Shprehim besimin se organet ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë do të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe vendosmëri për të hetuar dhe zbardhur këtë rast të paprecedent, i cili ka shkaktuar dëme të rënda ekonomike, sociale dhe reputacionale, duke cenuar interesin publik, klimën e investimeve dhe besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit të së drejtës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të hekurt”, për një javë mbi 1700 gjoba, në pranga shoferët e dehur

5 Gusht, 2026
Screenshot
Kryesore

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, reagon Policia: Dy persona të armatosur me kallashnikov morën bizhuteri dhe u larguan

5 Gusht, 2026
Kryesore

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

5 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të hekurt”, për një javë mbi 1700 gjoba, në pranga shoferët e dehur

5 Gusht, 2026
Screenshot

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, reagon Policia: Dy persona të armatosur me kallashnikov morën bizhuteri dhe u larguan

5 Gusht, 2026

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

5 Gusht, 2026

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme, reagojnë ashpër Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Dhoma e Avokatisë

5 Gusht, 2026

“Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës

5 Gusht, 2026

Tuneli i Llogarasë, Rrok Gjoka tre orë në SPAK. Nuk jep asnjë deklaratë pas daljes

5 Gusht, 2026

Alarm në aeroportin e Leipzigut, gjendet dron me bombë pranë avionit ukrainas, SHBA refuzon raketat Patriot

5 Gusht, 2026

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës, Forcës Ajrore pritet t’i bashkohen edhe dy të tjerë

5 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.