• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Arbitri somalez i ndaluar nga SHBA do të gjykojë finalen e Superkupës së Evropës

11 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Omar Abdulkadir Artan, arbitri somalez të cilit iu refuzua hyrja në Shtetet e Bashkuara pak ditë më parë, do të gjykojë finalen e Superkupës së Evropës mes PSG dhe Aston Villa.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndeshja do të luhet më 12 gusht në Salzburg të Austrisë, ndërsa UEFA ka vendosur t’i besojë 34-vjeçarit drejtimin e finales, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes UEFA-s dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit.

“Futbolli bashkon njerëzit dhe UEFA dëshiron të tregojë respektin e saj për Omar dhe punën e tij të jashtëzakonshme si arbitër”, u shpreh presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Lexo edhe:

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

Artan u shpall vitin e kaluar arbitri më i mirë në Afrikë, çka i siguroi edhe përfshirjen në listën e arbitrave për Botërorin 2026. Megjithatë, atij iu refuzua hyrja në SHBA pas problemeve të konstatuara gjatë procesit të kontrollit të sigurisë.

Qeveria somaleze e cilësoi vendimin si “të keqardhshëm” dhe kërkoi shpjegime nga Uashingtoni dhe FIFA. Ministria e Rinisë dhe Sporteve njoftoi se, së bashku me Ministrinë e Jashtme, po zhvillon përpjekje diplomatike për të marrë një sqarim të qartë mbi rastin.

Në deklaratën e saj, qeveria somaleze theksoi se Artan ka përfaqësuar me dinjitet vendin, profesionin dhe sportin somalez në arenën ndërkombëtare.

Arbitri 34-vjeçar pretendon se kishte vizë të vlefshme, por pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të Miamit nuk u lejua të hynte në territorin amerikan dhe më pas u deportua drejt Turqisë.

Sipas raportimeve, administrata amerikane e justifikoi vendimin me dyshime të ngritura gjatë kontrollit të sigurisë, gjë që shkaktoi zemërim të madh në Somali.

Pas kthimit në vendlindje, Artan u prit si hero nga bashkëkombësit e tij dhe u nderua edhe në stadiumin olimpik të vendit.

Tani, pas gjithë kësaj situate, UEFA ka vendosur t’i japë një sinjal të fortë mbështetjeje, duke i besuar gjykimin e një finaleje të rëndësishme evropiane.

Tags: Omar Abdulkadir ArtanSuperkupa e Evropësuefa

Nga Kategoria

Sporti

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026
Sporti

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026
Sporti

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.