• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 7 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Ishe ti që e nise këtë”/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit, do ishte më bindëse nëse…

10 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja verbale mes Tiranës dhe Teheranit ka vijuar edhe ditën e sotme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Iranit, lidhur me akuzat e përsëritura për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë si dhe me deklaratën se pas protestave në vendin tonë fshihet Irani.

Reagimi zyrtar erdhi dje nga Ministria e Jashtme e Iranit, ku zëdhënësi Esmaeil Baqaei ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit shqiptar përmes një postimi në rrjetin social X, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

“Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra, duhet të përballeni me muzikën! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, si një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare”, tha zv.ministri i Jashtëm i Iranit.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në “X” shkruan:

Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!

Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!

Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera…

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026
Aktualitet

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026
Aktualitet

Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

6 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

6 Gusht, 2026

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 000 lekë

6 Gusht, 2026

Shpërthim në autobus pranë Damaskut, të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur

6 Gusht, 2026

Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

6 Gusht, 2026

Parlamenti iranian shqyrton projektligj për ndalimin e anijeve amerikane dhe izraelite në Ngushticën e Hormuzit

6 Gusht, 2026

Frattesi i hap derën Juventusit, Spalletti e kërkon në Torino

6 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.