• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 10 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

4 Qershor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, kundërshtoi kërkesën e Bashkimit Evropian që vendi të heqë kontrollet në kufijtë e brendshëm, duke argumentuar se ato mbeten “të nevojshme”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Luxembourg të enjten, ku u diskutua pakti i ri i emigracionit, Dobrindt tha se kontrollet kufitare të Gjermanisë “po funksionojnë”.

“Numri i konsiderueshëm i kthimeve mbrapsht, ulja e emigracionit të paligjshëm dhe goditja e rrjeteve të trafikimit të emigrantëve tregojnë se këto kontrolle janë efektive. Kjo është arsyeja pse duam t’i vazhdojmë ato”, u tha ai gazetarëve.

Lexo edhe:

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, Teherani vendos kushte për rihapjen

Foto/ Menduan se gjetën trupin e një viktime brenda valixhes, policia zbulon të vërtetën e pazakontë

Ai shtoi se Gjermania mbetet e hapur për diskutime dhe përshtatje, por se kontrollet kufitare do të vazhdojnë të jenë të nevojshme.

Komisioni Evropian argumenton se kontrollet në kufijtë e brendshëm nuk janë më të domosdoshme për shkak të ndryshimeve të mëdha në politikat e emigracionit të BE-së. Kjo përfshin miratimin e planeve për të përshpejtuar deportimet dhe për të nënshkruar marrëveshje të debatueshme për ndërtimin e qendrave të ndalimit jashtë territorit të bllokut.

Aktualisht, dhjetë vende të BE-së zbatojnë kontrolle në kufijtë e tyre të brendshëm dhe shtatë prej tyre justifikojnë masat me çështjen e migracionit.

Komisioni Evropian u ka kërkuar Austria, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Sllovenia dhe Suedia që gradualisht t’i heqin këto kontrolle. Një kërkesë e ngjashme i është dërguar edhe Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së.

Polonia është vendi i dhjetë që mban ende kontrolle kufitare, por nuk është përfshirë në kërkesën për lehtësimin e tyre.

Këto kontrolle ishin menduar të ishin të përkohshme, por në disa vende ato kanë mbetur në fuqi prej vitesh.

“Ndryshimi i kursit në emigracion po funksionon në Gjermani dhe po funksionon edhe në nivel evropian. Jemi të vendosur të vazhdojmë në këtë rrugë së bashku me vendet fqinje dhe partnerët tanë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, tha se numri i emigrantëve të parregullt po bie.

“Shifrat po ulen. Jemi në rrugën e duhur. Reformat janë bërë, kufijtë e jashtëm mbrohen më mirë dhe rregullorja për kthimet është miratuar. Tani është koha e duhur për të hequr gradualisht këto kontrolle kufitare”, tha ai.

Qëndrim më i ashpër ndaj migracionit

Të hënën, vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord për një ligj të debatueshëm që synon të përshpejtojë kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Evropë. Ky konsiderohet ndryshimi më i ashpër në politikat evropiane të emigracionit në dekada.

Ligji, i njohur si “Rregullorja e Kthimit”, shihet si element kyç për përshpejtimin e deportimeve dhe si pjesë qendrore e strategjisë së BE-së kundër emigracionit të parregullt.

Në qendër të tij është një dispozitë që u lejon vendeve të BE-së të krijojnë qendra deportimi jashtë territorit të unionit, të njohura si “qendra kthimi”, nëse arrijnë marrëveshje me një vend joanëtar.

Këto qendra mund të shërbejnë si pika tranziti ose si vende ku emigrantët do të qëndrojnë përkohësisht, duke përfaqësuar një ndryshim të rëndësishëm nga rregullat aktuale.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 29% e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë largohen realisht nga territori i BE-së.

Nga Kategoria

Bota

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, Teherani vendos kushte për rihapjen

10 Gusht, 2026
Bota

Foto/ Menduan se gjetën trupin e një viktime brenda valixhes, policia zbulon të vërtetën e pazakontë

10 Gusht, 2026
Analizë

SHBA zbulon pikën e saj të dobët financiare

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës së tij, i refuzohet leja për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

10 Gusht, 2026

Dy ngjarje kriminale/ Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit në murin rrethues të një banese në Shënkoll, një person qëllohet me armë në Laç

10 Gusht, 2026

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, Teherani vendos kushte për rihapjen

10 Gusht, 2026

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

10 Gusht, 2026

Lionel Messi i jep lamtumirën babait në një ceremoni private

10 Gusht, 2026

“Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”/ Plas sherri në burgun 302, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur

10 Gusht, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një pellg motori që dyshohet se u pëdor nga autorët

10 Gusht, 2026

E papritur! Enada Hoxha dhe Gerd Vaso rikthehen bashkë pas divorcit të bujshëm?

10 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.