Manchester United ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me Atalanta për transferimin e mesfushorit brazilian Ederson.
Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur dhe të gjitha detajet janë finalizuar mes klubeve. Operacioni pritet të kapë shifrën e 45 milionë eurove, përfshirë bonuset.
Mesfushori 26-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore përpara se transferimi të zyrtarizohet nga Manchester United.
Ederson vjen pas një sezoni pozitiv me Atalanta, ku zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 2 asistime.
“Djajtë e Kuq” e shohin brazilianin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën, në një verë ku klubi pritet të jetë aktiv në merkato.











