• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 29 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Kompanitë e naftës paralajmërojnë se do hedhin në gjyq qeverinë, duan kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit

29 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Që nga riaktivizimi në fund të marsit të këtij viti deri në 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg, shpesh edhe tre ditë radhazi

Lexo edhe:

E trishtë, ndahet nga jeta mjeku Neki Dredha, babai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha

Rusia godet me dron një pallat në Rumani, plagosen rëndë dy persona

Që në fillim, operatorët u ankuan se përllogaritja bëhet në bazë të çmimit FOB (Free on Board), që nuk merr në konsideratë transportin dhe sigurimin, dhe jo të çmimit CIF, që përfshin transport e sigurim dhe që e rrisin edhe me 45-50 dollarë për ton çmimin e blerjes (që nga viti 2024, kompanitë e tregtimit ndërkombëtar nuk operojnë më mbi bazën e kontratave FOB, por mbi bazën e kontratave CIF).

Ndërsa çmimi i vendosur nga Bordi bazohej në treguesin FOB, doganat kanë llogaritur TVSH-në mbi treguesin CIF. Kjo diferencë, ankohen operatorêt ka krijuar një kosto prej 4.7 lekë për litër, duke krijuar humbje të mëdha për importuesit.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë të Financave dhe kryeministrit Edi Rama, që Monitor e ka parë, kompanitë më të mëdha importuese thonë se pasi kërkesat për rishikimin e metodologjisë së çmimit dhe marzheve bruto nuk janë marrë parasysh, ata kanë parashtruar qëndrimin e tyre, duke marrë në konsideratë deri dërgimin e çështjes në Gjykatë.

Importuesit ankohen se Bordi i Transparencës, (i krijuar që në vitin 2022), në vendosjen e çmimeve pas riakitivimit në mars 2026 nuk pasqyron kostot reale të operimit të subjekteve në treg, duke mos marrë në konsideratë rritjen e shpenzimeve të shkaktuara nga inflacioni dhe ndryshimet strukturore të kostove gjatë periudhës 2022–2026. Importuesit ankohen se çmimet e përcaktuara nga Bordi kanë qenë dhe vijojnë të jenë nën nivelin e kostos reale, duke shkaktuar humbje të vazhdueshme për kompanitë.

Në shkresë importuesit kanë pohuar se ka diferenca në përllogaritjen e kostos dhe për rrjedhojë humbje financiare për subjektet e tregut, të cilat janë të dokumentuara me evidenca kontabël dhe dokumentacion doganor. Ata thonë se metodologjia e bazuar në referencën “Platts FOB”, e miratuar në vitin 2022, nuk reflekton realitetin ekonomik aktual të operatorëve, të cilët tashmë importojnë në kushtet e lëvrimit “Platts CIF”.

Ata pohojnë se miratimi i një akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili parashikon krijimin e një Bordi që jo vetëm përcakton çmimet e shitjes së naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, por ndërhyn edhe në përcaktimin e elementeve thelbësore të marrëdhënies kontraktore, përfshirë formën e kontratave (FOB), përbën një kufizim të drejtpërdrejtë dhe të konsiderueshëm të lirisë së veprimtarisë ekonomike.

Një tjetër elementi që ka rritur kostot reale dhe nuk është marrë parasysh në formulën e Bordit është inflacioni gjatë katër viteve të fundit, duke përfshirë rritjen e pagave, sigurimeve shoqërore, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative.

Sipas formulës së Bordit, shpenzimet e operimit (marzhi bruto) janë llogaritur në mënyrë të papërshtatshme në nivelin 3 lekë/litër, ndërkohë që bazuar në të dhënat reale kontabël ky tregues, sipas importuesve, duhet të jetë rreth 4 lekë/litër. Në tregun e pakicës, sipas formulës së bordit, shtohet një marzh tjetër prej 12 lekë/litër, që sipas importuesve është i nënvlerësuar pasi shpenzimet arrijnë realisht 15 lekë për litër. Vetëm nga ky devijim metodologjik krijohet një diferencë prej rreth 4 lekë për litër, e cila përbën humbje të drejtpërdrejtë për kompanitë, pohojnë importuesit.

Si rrjedhojë, operatorët ankohen se Bordi nuk ka llogaritur një kosto prej 8.7 lekë/litër në çmimin final të karburantit (4 lekë nga marzhi dhe 4.7 lekë, nga llogaritje e TVSH-së), çka ka shkaktuar humbje dhe ka bërë që shumë operatorë të vegjël të jenë në prag falimeti.

Importuesit paralajmërojnë se vazhdimësia e kësaj situate, pa një rishikim të menjëhershëm të kuadrit rregullator dhe metodologjisë së përcaktimit të çmimeve, do t’i detyrojë subjektet të operojnë në humbjeje, duke rrezikuar seriozisht vijueshmërinë e aktivitetit të tyre tregtar.

Importuesit kanë paralajmëruar që në rast se nuk merren masa brenda 10 ditëve për të ndalur dëmet e mëtejshme, ata do ti drejtohen gjykatës kompetente për të kërkuar zgjidhjen gjyqësore lidhur me dëmshpërblimin e plotë të të gjitha pasojave dhe dëmeve të shkaktuara si rrjedhojë e llogaritjes së çmimeve nën kosto. Burimet bëjnë të ditur se deri tani, dëmi i përllogaritur i afrohet 7 milionë eurove./Monitor

1
2

Tags: kompanitenafta

Nga Kategoria

Kryesore

E trishtë, ndahet nga jeta mjeku Neki Dredha, babai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha

29 Maj, 2026
Bota

Rusia godet me dron një pallat në Rumani, plagosen rëndë dy persona

29 Maj, 2026
Bota

Shqipëria dënon sulmin rus në Rumani: Solidaritet i plotë me autoritetet dhe qytetarët rumunë

29 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E trishtë, ndahet nga jeta mjeku Neki Dredha, babai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha

29 Maj, 2026

Kompanitë e naftës paralajmërojnë se do hedhin në gjyq qeverinë, duan kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit

29 Maj, 2026

Rusia godet me dron një pallat në Rumani, plagosen rëndë dy persona

29 Maj, 2026

Shqipëria dënon sulmin rus në Rumani: Solidaritet i plotë me autoritetet dhe qytetarët rumunë

29 Maj, 2026

Dekoroi Jurgis Çyrbjen pas daljes nga burgu, Klosi: Vlerësuam themeluesit e PS

29 Maj, 2026

BE vendos sanksione ndaj kolonëve izraelitë për dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

28 Maj, 2026

Kallas: Bashkimi Evropian nuk do të jetë ndërmjetës neutral me Rusinë

28 Maj, 2026

Merr zjarr një pallat në Tiranë, tymi pushton zonën

28 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.