Lajm i keq për Neymar dhe Brazilin. Mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, ka konfirmuar se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së dytë në pulpë.
Edhe pse është përfshirë në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026, rikuperimi nga ky lloj dëmtimi pritet të zgjasë nga dy deri në tre javë.
“Lojtari po i nënshtrohet një trajtimi intensiv”, deklaroi Lasmar në konferencë për shtyp.
Neymar iu bashkua grumbullimit të Brazilit në Rio de Janeiro, por nuk mori pjesë në stërvitjen me grupin. Ai gjithashtu nuk pritet të luajë në miqësoret ndaj Panamasë dhe Egjiptit.
Situata mbetet shqetësuese, pasi sulmuesi mund të humbasë edhe dy ndeshjet e para të Brazilit në Botëror, ndaj Marokut dhe Haitit. Madje, prania e tij në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Skocisë mbetet ende në dyshim.
Brazili po e ndjek nga afër gjendjen e Neymar, ndërsa koha për rikuperim po bëhet gjithnjë e më e shkurtër.











