Xavi mund të rikthehet shpejt në stol, këtë herë në Serie A. Ish-trajneri i Barcelonës raportohet se është një nga emrat që Milan po shqyrton seriozisht për postin e trajnerit, pas shkarkimit të Massimiliano Allegri.
Sipas The Touchline, drejtuesit e klubit kuqezi po e konsiderojnë 46-vjeçarin spanjoll si një alternativë të rëndësishme për projektin e ri sportiv që synohet të ndërtohet në Milano.
Kandidatura e Xavi mësohet se është sugjeruar nga Zlatan Ibrahimović, i cili e sheh ish-mesfushorin si profilin ideal për një projekt afatgjatë te Milan.
Xavi është pa skuadër që prej largimit nga Barcelona në vitin 2024, ndërsa tani mund të ketë mundësinë të nisë një aventurë të re në futbollin italian.
Megjithatë, ai nuk është emri i vetëm në listën e Milanit. Drejtuesit kuqezinj po ndjekin edhe Andoni Iraola, trajnerin e Bournemouth, i cili konsiderohet një tjetër kandidat i fortë për stolin e Rossonerëve.










