• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 18 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shembja e beach bar-it në Sarandë, IKMT sqaron: Punimet pa leje, u gjobit me 11.7 mln lekë! Pronarja hoqi dorë nga leja për shfrytëzimin e plazhit

18 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

nspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shpjeguar procedurat e ndjekura që çuan në shembjen e “CopaCabana”, beach-bar i famshëm në Sarandë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një njoftimi, IKMT sqaron se shembja e objektit erdhi pasi “subjekti ‘CopaCabana Saranda’ kishte kërkuar me vullnetin e tij zgjidhjen e kontratës së qirasë për përdorimin e stacionit të plazhit, si dhe heqjen dorë nga përdorimi i tij në vijim”.

Sipas IKMT-së, punimet që po kryheshin në atë objekt ishin pa leje, duke hedhur kështu poshtë edhe pretendimet e avokatit të subjektit ‘CopaCabana Saranda’.

Lexo edhe:

E frikshme, momenti kur treni përplas autobotin e ujit në SHBA (VIDEO)

Protesta për gjuhën shqipe, studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë e Veriut, nuk u lejohet hyrja

IKMT ka bërë të ditur gjithashtu se veç shembjes së objektit ka gjobitur me 11,680,054 lekë subjektin ‘CopaCabana Saranda’.

Njoftimi i IKMT:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) përmbylli sot në Sarandë ekzekutimin e vendimit për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje në breg të detit.

Bazuar edhe në referimin e bërë nga agjencitë ligjzbatuese për konstatimin e një ndërtimi të paligjshëm, inspektorët e IKMT-së qendër kryen një inspektim më datë 13.05.2026 në Sarandë, në subjektin “A.B.”, Lagjja nr. 1, Rruga Butrinti.

Në kushtet e flagrancës, në territorin në fjalë IKMT konstatoi: objekt 1-katësh me konstruksion metalik të pambuluar, i vendosur mbi platformë betoni me xoklaturë, me sipërfaqe 340 m²; platformë betoni me sipërfaqe totale 390 m²; brez dhe mure mbajtëse me sipërfaqe totale 12 m²; shkallë dhe sheshpushim betoni 53 ml; platformë dërrase e vendosur mbi konstruksion metalik; tuba me sipërfaqe 407 m², si dhe strukturë metalike me tuba të pambuluar me sipërfaqe 66 m²; objekt 1-katësh me konstruksion betonarme, i mbuluar, me sipërfaqe 22.8 m², pa leje ndërtimi.

Në momentin e njoftimit të procesverbalit të konstatimit, pala subjekt i inspektimit, e përfaqësuar nga avokati, nuk paraqiti asnjë dokument zyrtar justifikues mbi punimet e ndërtimit të kryera deri në atë moment.

Në këto kushte, IKMT procedoi me marrjen e vendimit nr. 0000034, datë 13.05.2026, “Për prishjen e objektit të kundërligjshëm”, si dhe vendimit nr. 0000125 për gjobitjen e subjektit me shumën 11,680,054 lekë. Më datë 14.05.2026, IKMT filloi ekzekutimin e vendimit të prishjes në terren dhe këto veprime u përmbyllën gjatë ditës së sotme.

Po sot, më datë 18.05.2026, avokati i subjektit paraqiti pretendimin se ekziston një leje ndërtimi e KKTU-së për strukturën në fjalë.

Pas verifikimeve të kryera, IKMT konstatoi se për zonën në fjalë rezultonte të ishte lëshuar një leje e KKTU-së me nr. prot. 3509/4, datë 05.08.2025, miratuar me vendimin e KKTU-së nr. 53, datë 28.05.2025, “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit për objektin – Strukturë shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë dhe zhvillues subjektin “COPACABANA Saranda”. Sipas kësaj lejeje, sipërfaqja e parcelës së marrë me qira ishte 389 m², sipërfaqja e strukturës 60 m², sipërfaqja e platformës së sistemimit me strukturë hijezuese 110 m², ndërsa lartësia maksimale 3.5 m. Struktura parashikohej me materiale të lehta dhe pa shtrirje në det.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën me dije se, më datë 25.10.2025, subjekti “CopaCabana Saranda” ka kërkuar me vullnetin e tij zgjidhjen e kontratës së qirasë për përdorimin e stacionit të plazhit nr. SR-41, me nr. prot. 1159, datë 17.04.2025, si dhe heqjen dorë nga përdorimi i saj në vijim. Në vijim të kësaj kërkese, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka proceduar me zgjidhjen e kontratës së qirasë nr. prot. 1159, datë 17.04.2025, konfirmuar sipas shkresës nr. prot. 3291/1, datë 27.10.2025, drejtuar subjektit “CopaCabana Saranda”.

Në përfundim, rezulton qartësisht se subjekti po kryente ndërtim pa leje në kushtet kur nuk gëzonte të drejtën e përdorimit të kësaj hapësire dhe, rrjedhimisht, as të lejes së ndërtimit të dhënë nga KKTU-ja në vitin 2025 në funksion të së njëjtës kontratë.

Edhe në rast se pretendimi i subjektit për ekzistencën e kësaj lejeje do të ishte i saktë, leja e lëshuar nga KKTU-ja, e cituar nga subjekti, nuk ka asnjë lidhje me situatën e evidentuar në terren, me llojin dhe volumin e punimeve të paligjshme të kryera, përfshirë edhe hapësirën detare.

Tags: ikmtsarande

Nga Kategoria

Bota

E frikshme, momenti kur treni përplas autobotin e ujit në SHBA (VIDEO)

18 Maj, 2026
Kryesore

Protesta për gjuhën shqipe, studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë e Veriut, nuk u lejohet hyrja

18 Maj, 2026
Kryesore

“Nuk kam lidhje me fajde, fitoj bukën e gojës”/ Flet pronari i argjendarisë që u grabit në Kamëz: Dëmi deri në 70 mln lekë…

18 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shembja e beach bar-it në Sarandë, IKMT sqaron: Punimet pa leje, u gjobit me 11.7 mln lekë! Pronarja hoqi dorë nga leja për shfrytëzimin e plazhit

18 Maj, 2026

E frikshme, momenti kur treni përplas autobotin e ujit në SHBA (VIDEO)

18 Maj, 2026

Fundi i një epoke plot suksese, Dani Carvajal i jep lamtumirën Real Madrid

18 Maj, 2026

Protesta për gjuhën shqipe, studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë e Veriut, nuk u lejohet hyrja

18 Maj, 2026

“Nuk kam lidhje me fajde, fitoj bukën e gojës”/ Flet pronari i argjendarisë që u grabit në Kamëz: Dëmi deri në 70 mln lekë…

18 Maj, 2026

Plumbat në kofanon e “Audit”, dalin pamjet e makinës që iu bë atentat në Tiranë, polici dhe fqinji i tij ishin duke qarkulluar

18 Maj, 2026

“Rrufeja më goditi avionin!” Olsi Bylyku rrëfen tmerrin e përjetuar gjatë fluturimit

18 Maj, 2026

E njëjta sëmundje, e njëjta luftë, e njëjta fitore! Nënë e bijë mposhtin kancerin e gjirit, historia emocionuese e Blerinës dhe nënës së saj

18 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.