Tiranë, Shqipëri – 13 maj 2026 – Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave kulinare dhe mundësive turistike gjatë gjithë vitit. Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagan dhe Palma de Mallorca-n, duke u ofruar turistëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më të veçanta të Spanjës.
Turespaña, Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) organizuan sot në Tiranë një aktivitet prezantues për destinacionet spanjolle, duke mbledhur së bashku përfaqësues të medias, operatorë turistikë, aktorë të industrisë së turizmit dhe partnerë institucionalë për të festuar destinacionet e reja mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe për të eksploruar mundësi të reja për forcimin e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.
“Falë zgjerimit të lidhjeve ajrore, po shohim një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve turistike mes dy vendeve tona. Aktualisht, kemi rreth 100 mijë vizitorë spanjollë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, ndërsa rreth 40 mijë shqiptarë udhëtojnë drejt Spanjës.

Jam shumë i lumtur për këtë lidhje gjithnjë e më të ngushtë, pasi ajo kontribuon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.” – u shpreh Gabriel Cremade, Ambasadori I Spanjës në Shqipëri.
“Spanja ofron një eksperiencë turistike jashtëzakonisht të larmishme, nga kultura dhe gastronomia deri te plazhet, natyra dhe arratisjet urbane”, u shpreh Blanca Perez-Sauquillo, Këshilltare për Turizmin pranë Ambasadës së Spanjës në Shqipëri. “Përmes këtij aktiviteti prezantues, jemi të lumtur të prezantojmë disa nga destinacionet më tërheqëse të Spanjës për tregun shqiptar dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet turistike mes Spanjës dhe Shqipërisë.”
“Spanja mbetet një nga destinacionet më të preferuara për udhëtarët shqiptarë dhe jemi shumë të lumtur që mundësojmë eksplorimin e disa prej vendeve më të bukura të Spanjës”, deklaroi Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimit Korporativ në Wizz Air. “Përmes fluturimeve tona direkte dhe me tarifa të përballueshme, synojmë ta bëjmë udhëtimin më të aksesueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.”

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Zgjerimi i vazhdueshëm i lidhjeve ajrore mes Tiranës dhe Spanjës reflekton kërkesën në rritje për udhëtime mes vendeve tona dhe nxjerr në pah rolin strategjik të aviacionit në zhvillimin ekonomik dhe turistik. Jemi të kënaqur të mbështesim iniciativa që bashkojnë partnerët e industrisë dhe promovojnë integrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë me destinacionet kryesore europiane.”
Së fundmi në listën e destinacioneve të Wizz Air nga Tirana, janë shtuar Palma de Mallorca dhe Santander, të cilat ofrojnë alternativa të reja për pushime verore dhe eksplorim gjatë gjithë vitit.
Zhvillimi i vazhdueshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është mbështetur edhe nga investimet strategjike të grupit Kastrati, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe shtimin e destinacioneve të reja ndërkombëtare. Ky transformim ka forcuar rolin e TIA-s si një nyje kyçe rajonale për turizmin dhe lidhjet ajrore në Europë.

Rreth Wizz Air
Wizz Air operon me një flotë prej 262 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 63.4 milionë pasagjerëve gjatë vitit financiar 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar gjithashtu si “Linja Ajrore më e Qëndrueshme me Koston më të Ulët” gjatë viteve 2021–2025 nga World Finance Sustainability Awards. Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, siç u prezantua nga Cirium, një kompani analitike e aviacionit, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve. Së fundmi, në shtator 2025, Wizz Air u vlerësua me çmimin “Linja Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në gala-mbrëmjen e Airline Economics Sustainability Awards.
Për më shumë informacion:
Wizz Air: [email protected]
V+O Albania: [email protected]
Na ndiqni në:
Instagram / Facebook / LinkedIn / X / TikTok: @wizzair
Shënime për Redaktorët:
* Të gjitha fluturimet e Wizz Air operohen me avionë Airbus A320 me 180 vende, Airbus A320neo me 186 vende, A321 me 230 vende dhe Airbus A321neo me 239 vende.
* Për foto falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekën e logos, vizitoni: https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
* Për më shumë informacion mbi përpjekjet e Wizz Air për qëndrueshmëri, referojuni raportit vjetor FY2025 nga faqja 179.
Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të përjetojë rritje të fortë, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneriteteve me linjat ajrore, si dhe duke investuar në infrastrukturë, teknologji dhe përvojën e pasagjerëve. Si porta kryesore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe më gjerë.











