Dashi
Ditë e bukur dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do të rizgjohet. Nëse jeni beqarë, duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’ju përshtaten apo t’ju bëjnë të lumtur. Financat, në përgjithësi, do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike.
Demi
Sektori i dashurisë do të jetë mjaft i privilegjuar gjatë kësaj dite. Yjet do krijojnë një klimë mjaft të ngrohtë dhe do përjetoni ndjesi të veçanta. Beqarët do tregohen më të hapur ndaj takimeve. Mundësitë për të krijuar lidhje serioze do shumëfishohen. Në planin financiar nuk rekomandohet asnjë operacion i madh. Prisni edhe disa ditë për ta bërë këtë.
Binjakët
Ditë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate kjo e sotmja për çiftet. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se keni gjithmonë ju të drejtë. Kujdes, mos e teproni. Beqarët do mbeten sërish vetëm, edhe pse në mesditë do ketë disa takime. Sektori i financave do jetë goxha i mirë. Përfitoni nga kjo për të bërë disa transaksione me rëndësi dhe për të shlyer borxhet.
Gaforrja
Jeta sentimentale e çifteve do jetë përgjithësisht e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah dhe nuk do i mbani inat njëri-tjetrit. Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës. Të shumtë do jenë personat që do ju ngacmojnë, por asnjëri nuk do jetë i përshtatshëm. Financat më në fund do ekuilibrohen dhe nuk do keni probleme.
Luani
Atmosfera në çift do fillojë të ngrohet gjatë kësaj dite dhe komunikimi ndërmjet partnerëve do jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Për beqarët nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Bëni akoma më tepër durim nëse doni të gjeni personin e përshtatshëm. Për të përmirësuar financat nuk duhet absolutisht t’u besoni lojërave të fatit.
Virgjëresha
Ata që janë në çift do jenë gati sot ta çojnë më tej lidhjen e tyre. Disa do mendojnë të bëjnë fejesa e disa të tjerë të fillojnë menjëherë një bashkëjetesë. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm të krijojnë një lidhje, por takimi i rastësishëm me një person të veçantë do ua ndryshojë mendimin. Situata financiare do jetë e brishtë, prandaj kujdes me shpenzimet e tejskajshme.
Peshorja
Jeta juaj në çift do rrethohet nga rutina gjatë kësaj dite. Gjithçka do jetë e zakonshme dhe emocionet nuk do jenë ato që priteshin. As beqarët nuk do kenë fat në dashuri, kështu që duhet të bëjnë durim nëse nuk duan të vuajnë. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe, megjithatë do bënit mirë të mos fillonit projekte të mëdha dhe të rrezikshme.
Akrepi
Më në fund do i zgjidhni problemet që keni pasur në çift dhe do ndiheni më të qetë. Ai që keni në krah do ju përgatisë edhe një surprizë befasuese. Beqarët, me shumë gjasa, do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Dëshira juaj e madhe për të krijuar një familje do plotësohet. Në planin financiar situata nuk do jetë problematike. Duke ulur shpenzimet, çdo gjë do vendoset në ekuilibër.
Shigjetari
Çiftet do fillojnë të bëjnë projekte për të ardhmen gjatë kësaj dite. Disa do mendojnë për fejesa e disa për një fëmijë. Gjithçka që ëndërroni do ju plotësohet. Beqarët do merren shumë me jetën familjare dhe miqtë, e nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Nëse do ju duhet të nënshkruani kontrata në planin financiar, mendohuni mirë para se të veproni.
Bricjapi
Nëse kohët e fundit e keni lënë pas dore atë që keni në krah për shkak të angazhimeve profesionale, sot gjithçka do ndryshojë. Do e trajtoni me ëmbëlsi dhe do e përkëdhelni gjatë gjithë kohës. Të beqarët që do shkojnë në një udhëtim apo në një qytet tjetër do kenë më shumë fat të gjejnë dikë interesant. Impulsiviteti dhe pamaturia do sjellin probleme financiare.
Ujori
Ditë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi pa fund kjo e sotmja për të dashuruarit. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do e rregullojnë situatën dhe do ndihen më të qetë. Beqarët nuk duhet të ngurrojnë ta hedhin hapin e parë nëse me të vërtetë ju pëlqen shumë dikush. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të bëni çfarëdo lloj investimi.
Peshqit
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Tensioni më në fund do mbarojë dhe do mendoni më pozitivisht për të ardhmen. Beqarët nuk do kenë mundësi as sot të gjejnë personin që kanë ëndërruar. Prisni edhe pak kohë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të kthjellët dhe mos shpenzoni pa u menduar. Nuk është ende momenti i duhur.











