Forcat iraniane kanë sulmuar Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me raketa dhe dronë për të dytën ditë radhazi, njoftuan sot autoritetet lokale.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se po u përgjigjej sulmeve.
Autoriteti i Mbrojtjes nga Fatkeqësitë i bëri thirrje popullsisë të kërkojë strehim dhe të ndjekë kanalet zyrtare për paralajmërime dhe lajme.
”Fragmentet që bien nuk duhet të preken apo fotografohen”, tha autoriteti.
Irani rifilloi dje sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, për herë të parë që kur një armëpushim hyri në fuqi katër javë më parë.









