Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka bërë një deklaratë të fortë para ndeshjes së kthimit ndaj PSG në gjysmëfinalen e Champions League.
Pas humbjes 5-4 në “Parc des Princes”, tekniku belg kërkon që “Allianz Arena” të kthehet në një fortesë të vërtetë për sfidën vendimtare në Munich.
“Nëse dikush ka blerë biletë, por nuk ndihet mirë ditën e ndeshjes, më mirë të qëndrojë në shtëpi dhe t’ia japë biletën dikujt që ndihet më mirë dhe mund të ndihmojë për ta kthyer këtë vend në fortesën që duhet të jetë Allianz Arena.
Duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe kemi nevojë për mbështetjen e plotë të 75 mijë tifozëve në stadium. Ata duhet të luajnë bashkë me ne”, deklaroi Kompany.
Përballja e parë mes PSG dhe Bayern dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm me nëntë gola, ku parisienët fituan 5-4 dhe morën një avantazh minimal për ndeshjen e kthimit.
Tani, e gjithë vëmendja është te dueli vendimtar në Munich, ku Bayern do të kërkojë përmbysjen para tifozëve të vet.











