• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ukraina insiston se situata në Pokrovsk është “stabile” pas luftimeve të ashpra

19 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në Pokrovks vazhdon të jetë “stabile” dhe nuk ka trupa ruse brenda qytetit të rrethuar ukrainas, edhe pse autoritetet kanë evakuuar fëmijët nga aty.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Në Pokrovsk, në qytet, situata nuk ka ndryshuar. Është stabile”, tha zëdhënësi Viktor Tregubov, përderisa e pranoi se forcat ruse ende duket se po synojnë ta rrethojnë zonën.

“Atje [në qytet] nuk ka forca të armikut. Tashmë na duhet ta përgënjeshtrojmë informacionin e publikuar se forcat armike kanë arritur atje. Kjo nuk është e vërtetë”, insistoi ai.

Lexo edhe:

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, policia më 18 janar ndihmoi banorët lokalë të largoheshin nga qyteti, sipas korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë në terren.Dikur shtëpi e 60 mijë banorëve, në Pokrovsk aktualisht gjenden afër 7 mijë banorë, vlerësojnë autoritetet lokale.

Situata përreth kësaj qendre të rëndësishme logjistike – që ka qenë në shënjestër të forcave ruse në muajt e fundit – mbetet e paqartë. Është raportuar se të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha, edhe pse ushtritë e asnjërit shtet nuk publikojnë numrin e viktimave.

Forcat ruse që disa javë janë afër Pokrovskut, por disa vëzhgues kanë sugjeruar se Kremlini mund të vendosë që ta shmangë luftën në këtë qytet dhe të vazhdojë tutje për të marrë territor në pjesë të tjera të Ukrainës.

Më 7 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se trupat e saj kishin marrë nën kontroll qytezën ukrainase të Kurahovas, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të Pokrovskut.

Pokrovskut.Më 18 janar, kjo ministri tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll edhe dy vendbanime në këtë rajon, fshatin Petropavlivka – që gjendet mes Pokrovskut dhe Kurakovas – dhe Vremivka.

Nëse forcat ruse marrin Pokrovskun, kjo do të ishte një fitore e madhe për Kremlinin pasi luftimet e kanë shndërruar shumicën e këtij qyteti në gërmadha.

Në deklaratën e tij, Tregubov tha se “armiku po tenton që të qëndrojë në jug të Pokrovskut në mënyrë që të avancojë në jugperëndim të vendbanimit dhe të ndërpresë rrugët që përdoren për furnizime të logjistikës”.

“Ajo që po ndodh në vendbanimet në jug të Pokrovskut… atje ka luftime të vazhdueshme, përpjekje të vazhdueshme nga armiku që ta bëjë këtë zonë bazë dhe të avancojë. Rusët aktualisht janë larg arritjes së këtij qëllimi, por ata po tentojnë”, tha ai.Instituti për Studim të Luftës – me bazë në SHBA – në përditësimin e fundit sa i përket luftës në Ukrainë, tha se “forcat ruse së fundi kanë avancuar në drejtim të Pokrovskut dhe po vazhduan ofensivat e tyre më 17 janar./REL

Tags: luftaukraina

Nga Kategoria

Bota

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026
Bota

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026
Bota

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

24 Prill, 2026
“Trump thotë se nuk kishim nevojë për NATO-n në lidhje me tensionet me Iranin: Të dy palët janë gati për një marrëveshje”

Trump “shuan” skenarin bombë: Italia nuk zëvendëson Iranin në Botërorin 2026

24 Prill, 2026
Arjan Konomi reagon ndaj Edisës pas akuzave për orientimin e tij seksual!

Përplasje pas finales së Big Brother VIP Fan Club: Debati mes Edisa Demollarit dhe Arjan Konomit vijon edhe jashtë ekranit

24 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

24 Prill, 2026

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.