• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 23 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sëmundjet si Parkinson dhe demenca mund të zbulohen deri në 7 vite para simptomave

27 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri i publikuar në revistën Gastroenterology sugjeron se sëmundjet neurodegjenerative si Parkinson, Alzheimer dhe sëmundja e neuroneve motorike mund të parashikohen disa vite përpara shfaqjes së simptomave, përmes analizimit të proteinave në zorrë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Studiuesit nga University of Aberdeen zbuluan se ndryshime jonormale në proteina të lidhura me këto sëmundje mund të identifikohen deri në 7 vite më herët, duke hapur rrugë për ndërhyrje të hershme.

“Po shohim prova të qarta se të njëjtat ndryshime patologjike të proteinave që ndodhin në disa sëmundje neurodegjenerative, mund të shfaqen në zorrë shumë vite më herët nga sa e kishim njohur më parë”, pohoi Jenna Gregory, autorja kryesore e studimit.

Lexo edhe:

Krimi pasionit që tronditi Athinën, shqiptari ishte i martuar dhe me fëmijë, kjo është 45-vjeçarja që mbeti e vrarë

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

Ajo theksoi se këto gjendje prej kohësh janë diagnostikuar shumë vonë dhe se ky zbulim hap mundësi të reja për zbulim të hershëm dhe ndërhyrje në përmirësimin e rezultateve.

“Kjo qasje mund ta zhvendosë fokusin nga reagimi drejt zbulimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, aty ku qëndron ndikimi më i madh”, pohoi Gregory.

Ekipi i Universitetit të Aberdeenit analizoi analiza të biopsive të zorrëve tek 196 persona mbi 60 vjeç, të cilët kishin probleme të pashpjegueshme të tretjes, por nuk kishin sëmundje neurologjike. 

Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth 14 vjet për të ndjekur zhvillimin e gjendjeve neurologjike me kalimin e kohës. 

Studiuesit kërkuan ndryshime në tre proteina të lidhura me neurodegjenerimin dhe konstatuan se në 60% të rasteve kishte anomali.

Rezultatet treguan se personat me këto ndryshime kishin më shumë gjasa të zhvillonin forma të demencës ose sëmundje si Parkinson, ndërsa testet arritën të identifikonin sëmundjen në mbi 80% të rasteve.

Bashkëautori i studimit, kirurgu kolorektal Angus Watson, tha se këto gjetje mund të çojnë në përdorimin e testeve rutinë për të identifikuar më herët pacientët në rrezik.

Ndërkohë, Gregory theksoi edhe nevojën për përmirësim të metodave diagnostikuese.

“Studimi nxjerr në pah nevojën urgjente për mjete më të mira zbulimi për sëmundjet neurodegjenerative. Shumë nga këto gjendje ende nuk kanë opsione efektive trajtimi, duke e bërë zbulimin e hershëm dhe qasjet e zgjerueshme të depistimit veçanërisht të rëndësishme për përmirësimin e rezultateve tek pacientët”, pohoi ajo.

Gjetjet konsiderohen premtuese nga ekspertët, pasi mund të krijojnë një dritare të rëndësishme kohore për ndërhyrje, megjithëse nevojiten studime të tjera për t’i konfirmuar ato.

Tags: Demenca

Nga Kategoria

Aktualitet

Krimi pasionit që tronditi Athinën, shqiptari ishte i martuar dhe me fëmijë, kjo është 45-vjeçarja që mbeti e vrarë

23 Gusht, 2026
Kryesore

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet në Shkodër 56-vjeçari nga Durrësi

23 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Krimi pasionit që tronditi Athinën, shqiptari ishte i martuar dhe me fëmijë, kjo është 45-vjeçarja që mbeti e vrarë

23 Gusht, 2026

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

23 Gusht, 2026

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet në Shkodër 56-vjeçari nga Durrësi

23 Gusht, 2026

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur në aksident

23 Gusht, 2026

“Hormuzi mbetet i mbyllur”, presidenti iranian sfidon SHBA-në: Nuk jemi Venezuela

23 Gusht, 2026

21 vatra zjarri vatra në vend, 6 aktive, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

23 Gusht, 2026

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë pritet të diskutohet

23 Gusht, 2026

Ditët e fundit të gushtit, shtohet fluksi i automjeteve nga Kosova drejt bregdetit

23 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.