Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 10 të qytetit të Korçës.
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicionerin e banesës, duke u përhapur më pas në të gjitha ambientet e saj.
Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të lokalizuar dhe vënë flakët në kontroll.
Familjarët kanë dalë të palënduar nga banesa, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.











