• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Një histori suksesi! Flinte në stacion treni, sot një nga picierët më të mirë në Itali/ Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar

18 Janar, 2025
tek Aktualitet, Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Majaja dhe mielli shpëtimi im”: Në Ditën Botërore të Picës, ky ushqim i dashur në mbarë botën tregon se si mund të bëhet edhe një simbol i rilindjes. Ky është tregimi i Endrit Rustemit, një picaiol me origjinë shqiptare që jeton në Brescia, dhe lidhjes së tij të veçantë me “steccën” (lopata për pica) e tij të pandashme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I lindur në Fier, Shqipëri, në vitin 1991, Endrit erdhi në Itali kur ishte vetëm 9 vjeç, së bashku me nënën dhe dy motrat e tij. Muajt e parë në Itali i kaluan duke fjetur në Stacionin Qendror të Milanos. Më vonë, me ndërhyrjen e shërbimeve sociale, ai shkoi të jetonte në një qendër për të mitur në Brescia, ku u rrit dhe u formua deri në moshën madhore.

Pas kësaj, erdhi “takimi” i tij i parë me picën. Endriti filloi profesionin e picajolit në moshën 17-vjeçare, duke punuar në piceri të ndryshme në Milano, Bergamo dhe qytete të tjera italiane, deri kur hapi lokalin e tij në Brescia.

Lexo edhe:

Maroku fillon AFCON 2025 me një fitore të rëndësishme ndaj Komorëve

Përplasen dy makina në Fier, “Benz-i” përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja

Sot, 33-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, ai rrëfen për Tgcom24 historinë e tij të “dashurisë” me picën dhe “steccën”, lopatën që përdoret për të marrë dhe shtrirë brumin e fermentuar, të cilën nuk e ndan kurrë nga vetja për më shumë se 10 vite.

“A të ka ndryshuar pica jetën?”

“Po, më shpëtoi, ashtu siç ndodh shpesh me ata që hyjnë në botën e gastronomisë, një botë që të jep mundësi për t’u rilindur dhe për t’u ngritur shoqërisht.”

“Si u bëre picaiol?”

“Mendoj se ishte fati. Që fëmijë në Shqipëri, me gjyshen, më pëlqente të përgatisja zepolina, një lloj petullash të vogla, që atëherë mund t’i përballonim në kushte të vështira. Më mahnisnin brumërat dhe aromat, të cilat më pas i rigjeta në picë. Puna ime e parë, pas 8 vitesh në një qendër për të mitur, ishte në një pizzeri, dhe ajo përvojë më formoi përgjithmonë.”

“A e kujton “takimin” tënd të parë me picën?”

“Po, këtu në Itali. Në atë pjatë ndjeva aromat dhe shijet që më kujtuan kuzhinën e fëmijërisë sime me gjyshen. Ishte si një udhëtim në të kaluarën dhe që atëherë e kam dashur dhe e dashuroj ende.”

“Cili është sekreti i një pice të mirë? Po sekreti i picës tënde?”

“Brumi i picës është shumë i thjeshtë. Por pas tij ka studime për produktet dhe miellin. Unë gjithmonë punoj mbi thjeshtësinë, sepse është më e vështira për t’u realizuar. Sekreti i picës sime? Përbërës të cilësisë së lartë dhe një brumë i fermentuar për 24-35 orë në temperaturë ambienti, sepse nuk preferoj frigoriferin. Përdor vetëm miell gruri të butë dhe Nobligrano në raport 70/30. Për shtresimin, përdor gjithmonë semola të rimacinuar për të dhënë më shumë krokantësi.”

“Cila është pica jote e preferuar dhe cila është më e kërkuara nga klientët?”

“E preferuara ime është marinara, një picë e thjeshtë, si stili im. Më e kërkuara nga klientët? Margherita është gjithmonë mbretëresha.”

“Po ‘stecca’ që konsideron fatin tënd të mirë?”

“Stecca është e pandashme për mua. Është e dëmtuar, e lidhur me shirit izolues, por nuk ndahem prej saj. Ishte dhurata e mësuesit tim, një picaiol i vjetër që më mësoi gjithçka. Më në fund, më la ta trashëgoj.”

“Nëse nuk do ishe bërë picaiol, kush do të ishte sot Endriti?”

“Është një pyetje që ia bëj vetes shpesh. Nuk kam bërë kurrë punë tjetër, por më pëlqen gastronomia dhe ëmbëlsirat. Gjithsesi, dua që gjithmonë ‘të kem duart në brumë’.”

Nga Kategoria

Bota

Maroku fillon AFCON 2025 me një fitore të rëndësishme ndaj Komorëve

22 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Përplasen dy makina në Fier, “Benz-i” përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja

22 Dhjetor, 2025
Martesa, një rrugë e re drejt emigrimit: Bashkimi familjar, arsyeja kryesore për lejet e qëndrimit të emigrantëve
Lajme

Martesa, një rrugë e re drejt emigrimit: Bashkimi familjar, arsyeja kryesore për lejet e qëndrimit të emigrantëve

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

KQZ-ja jep akreditimin për më shumë se 18,000 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

KQZ-ja jep akreditimin për më shumë se 18,000 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

22 Dhjetor, 2025

Maroku fillon AFCON 2025 me një fitore të rëndësishme ndaj Komorëve

22 Dhjetor, 2025

Liverpool rikthehet?! Wayne Rooney thekson se kampionët nuk mund të përjashtohen nga gara për titullin e Premier League në një paralajmërim për Arsenalin dhe Man City-t.

22 Dhjetor, 2025

Përplasen dy makina në Fier, “Benz-i” përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja

22 Dhjetor, 2025
Disa orë para protestës kombëtare të organizuar nga PD-ja, qindra policë rrethojnë Kryeministrinë.

Disa orë para protestës kombëtare të organizuar nga PD-ja, qindra policë rrethojnë Kryeministrinë.

22 Dhjetor, 2025
Martesa, një rrugë e re drejt emigrimit: Bashkimi familjar, arsyeja kryesore për lejet e qëndrimit të emigrantëve

Martesa, një rrugë e re drejt emigrimit: Bashkimi familjar, arsyeja kryesore për lejet e qëndrimit të emigrantëve

22 Dhjetor, 2025

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë

22 Dhjetor, 2025

Dyqanet e mëdha përballen me TikTok dhe Amazon për klientët e bukurisë Baret e bukurisë, nyjet e lashes të aplikuara me robot dhe kështjella VR të shekullit të 18-të: departamentet e bukurisë të zinxhirëve më të mëdhenj të dyqaneve janë përkushtuar plotësisht, ndërsa mediat sociale dhe tregtia elektronike kanë ndryshuar tregun e bukurisë në SHBA prej 129 miliardë dollarësh.

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.