• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pretendoi se i cënoi nderin e familjes/ Vrau mikun e moshuar pasi i piu kafen në shtëpi! Autori i krimit i ndau paratë e viktimës te dy vajzat

18 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Isuf Hasa, 64-vjeçari nga Zall-Bastari, i cili akuzohet se i mori jetën bashkëfshatarit të tij, Xhemal Meta, ka dalë dje para Gjykatës Penale të Tiranës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai ka vendosur të mos flasë në sallën e gjyqit kur është njohur me masën e arrestit me burg, me idenë që i ka dhënë të gjitha dëshmitë në seancat e shumta të marrjeve në pyetje menjëherë pas ngjarjes së rëndë që shokoi opinionin publik. Gjykata ka vendosur ta lërë në arrest me burg, ndërkohë që në lidhje me versionin që ai ka dhënë për shkakun që e çoi drejt aktit fatal të vrasjes së 81- vjeçarit, prokuroria ka dyshime.

Megjithatë, do të jenë dëshmitë e personave të tjerë që do të hedhin dritë mbi të vërtetat e lidhjes së dy burrave, të cilët ditën e ngjarjes së rëndë kishin vendosur të pinin kafen bashkë dhe më pas të niseshin drejt Tiranës. Autori i ngjarjes ka qenë personi i parë i dyshuar, pasi fëmijët e viktimës ishin në dijeni se babai i tyre do të vinte në Tiranë nën shoqërinë e mikut të tij, Isuf Hasa. Por versioni i dhënë nga autori i krimit, sipas të dhënave hetimore, duket i mirëmenduar, pasi Hasa ka pasur kohën e mjaftueshme të fiksojë versionin për të cilin nuk dihet nëse mund të dalë dikush ta përkrahë burrin që u vu në pranga për grabitje me pasojë vrasjen e të moshuarit.

Lexo edhe:

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

DËSHMIA E AUTORIT TË KRIMIT

Isuf Hasa i ka thanë grupit hetimor se e kishte vrarë mikun e tij se ai e ngacmonte herë pas here për gruan e tij. Madje, në dëshmi ai ka treguar edhe dialogun e bërë ditëve të fundit me Xhemal Metajn, 81 vjeç, dialog që askush nuk është në dijeni të tij. Sipas Hasës, i moshuari gjithnjë e fyente duke i thënë se përse e lë gruan vetëm e punon rojë për ditë e net me radhë, duke treguar se ky ka qenë edhe shkaku që e ka çuar në sipërmarrjen për ta vrarë.

Ndërkohë në lidhje me marrjen e parave, hasa e ka justifikuar faktin se kishte kredi dhe se ishte në dijeni të faktit që miku i tij mbante para pasi kishte shitur disa bagëti të imta dhe se paratë i kishte me vete për t‘i çuar te fëmijët në Tiranë. Grupi hetimor që ka hetuar ngjarjen në disa vende njëherësh duke zbuluar, në fakt, në kohë rekord krimin e rëndë, ka mësuar se Isuf Hasa ka shkuar mëngjesin e ditës së ngjarjes në shtëpinë e mikut të tij, ndonëse e kishin lënë të takoheshin te lokali i lagjes dhe pastaj të udhëtonin në drejtim të Tiranës me një furgon të zonës.

Pasi konsumuar kafenë në shtëpinë e Metajt, kanë dalë nga banesa, ndërsa Hasa ka parë një çekiç në oborrin e mikut të tij, e ka goditur me të pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas i ka marrë parët, 200 mijë lekë të reja, ka shkuar te furgoni i zonës dhe është nisur në drejtim të Tiranës. Një shumë parash i ka lënë te njëra vajzë, ndërsa shumën tjetër e ka çuar te vajza në Vorë, ku bashkë me paratë mësohet se atje ka lënë edhe armën e krimit.

Policia pas marrjes së dëshmisë së fëmijëve të viktimës, të cilët kanë treguar bisedat e fundit me të atin dhe personin që do ta shoqëronte deri në Tiranë, kanë nisur hetimet, duke marrë në pyetje jo vetëm Hasën, por edhe vajzat e tij, pasi ka qenë vetë i dyshuari që ka treguar itinerarin e ditës së krimit të rëndë. Hasa përgjatë hetimeve nuk ka pranuar që ka pasur synim ta vriste për ta grabitur bashkëfshatarin e tij, por ai ka vazhduar t’i mëshojë faktit se ai e ka vrarë pasi e ngacmonte për gruan e tij.

Nga Kategoria

Lajme

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

25 Tetor, 2026
Kryesore

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026
Ekonomi

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madrid godet në Camp Nou, Mbappé vendos El Clásicon me dopietë

25 Tetor, 2026

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

25 Tetor, 2026

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026
Screenshot

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

25 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim, do ta pranojmë rezultatin. Nëse fitojmë, askush nuk do të na e mohojë atë

25 Tetor, 2026

Protesta sot/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

25 Tetor, 2026

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment

25 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.