Inter siguroi një kualifikim spektakolar në finalen e Kupës së Italisë, duke përmbysur Como-n me rezultatin 3-2 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, pasi sfida e parë kishte përfunduar 0-0. Zikaltrit u gjendën në disavantazh 0-2, por reaguan në mënyrë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë.
Skuadra e Comos kaloi në avantazh me golin e Baturina në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Da Cunha dyfishoi shifrat, duke vendosur Interin në vështirësi të mëdha. Megjithatë, reagimi i ekipit italian ishte i menjëhershëm.
Hakan Çalhanoğlu riktheu shpresat me një gol të bukur nga distanca për 1-2, ndërsa pak minuta më vonë barazoi me një goditje me kokë, duke rikthyer gjithçka në baraspeshë. Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt kohës shtesë, ishte Susic ai që në minutën e 89-të shënoi golin e përmbysjes me një goditje të fuqishme, duke çuar Interin në finale.
Me këtë fitore dramatike, Inter pret tashmë në finale fituesin e çiftit Atalanta–Lazio, duke konfirmuar ambiciet për të fituar trofeun.











