Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e “Brrylit” në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës është përplasur me një mjet taksi.
Në vendngjarje janë krijuar radhë automjetesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e manovrave në trafik të rënduar./ilirianews.al











