• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës

15 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Veliaj qëndron në burg për shkak se kërkoi këshillim ligjor në SHBA; avokatët e kryebashkiakut thonë se 1 vit paraburgim është një spektakël politik.
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur me një orë vonesë dhe është shtyrë për shkak të mungesës së tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë seancës, gjyqtarja relatore Ëngjëllueshe Tahiri bëri të ditur se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e Veliajt, ndërsa nuk është dorëzuar asnjë deklaratë që të shpjegojë arsyet e mungesës së tij.

“Drejtoria e burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e Veliajt dhe po ashtu nuk ka vënë në dispozicion gjykatës deklaratën e tij”, tha gjyqtarja kryesuese Tahiri.

Lexo edhe:

Tensione te Kryeministria, protestuesit hedhin molotovë drejt godinës, policia i shënjestron me ujë me presion

E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës në Britani

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Plarent Ndreca kërkoi garantimin e të drejtave procedurale të klientit të tij, duke theksuar se Veliaj nuk ka shprehur vullnetin për pjesëmarrje në seancë dhe se në këto kushte gjykimi nuk mund të vijojë.

“Së pari ju duhet të garantoni të drejtën e çdo të pandehuri për t’u njoftuar dhe po ashtu fakti që zoti Veliaj nuk e ka shprehur vullnetin e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme. Mendoj që nuk mund të vijojë gjykimi. Ndërsa përsa u përket 24 fashikujve që ju si gjykatë theksoni që janë fashikuj që lidhen me njoftimin e akuzës, për të pandehurit e tjerë. Ne kërkojmë çdo fashikull se janë të pandehur në një procedim të lidhur”, tha Ndreca.

Ndërkohë, prokurori Altin Dumani deklaroi se moszbatimi i urdhrit nga Drejtoria e Burgjeve është një problem i përsëritur dhe po bëhet shkak për shtyrjen e seancave.

“Na rezulton se drejtoria e burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës. Po ashtu duhet të mësohet se përse drejtoria e burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës sepse nuk është hera e parë dhe mos njoftimi i të pandehurit po bëhet shkak për shtyrjen e seancës. Në këto kushte vlerësojmë se seanca nuk mund të zhvillohet. Kërkojmë që nëse vendoset shtyrja e seancës, data të vendoset sa më shpejt”, tha Dumani.

Në seancën e sotme pritej të merrej një vendim mbi kërkesën e mbrojtjes për gjykim të veçuar të të pandehurve të tjerë, kërkesë e depozituar më 3 prill.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 27 prill, në orën 12:00.

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

Tensione te Kryeministria, protestuesit hedhin molotovë drejt godinës, policia i shënjestron me ujë me presion

7 Nëntor, 2026
Screenshot
Kryesore

E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës në Britani

7 Nëntor, 2026
Screenshot
Kryesore

Vijon protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Mbështetësit e PD-së qëndrojnë larg protestës së thirrur nga studentët

7 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Tensione te Kryeministria, protestuesit hedhin molotovë drejt godinës, policia i shënjestron me ujë me presion

7 Nëntor, 2026
Screenshot

E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës në Britani

7 Nëntor, 2026
Screenshot

Vijon protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Mbështetësit e PD-së qëndrojnë larg protestës së thirrur nga studentët

7 Nëntor, 2026

“Largohuni”/ Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve, përplasje fizike mes pjesëmarrësve

7 Nëntor, 2026
Screenshot

Stresi braktisin protestën por babai i tij ulet në “sofrën e gurtë” të Edi Ramës në bulevard

7 Nëntor, 2026

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, tensione në protestën e PD-së, demokratët përzënë me shpulla protestuesin

7 Nëntor, 2026

Aksident tragjik, humb jetën një punëtor në minierën e Martaneshit

7 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.