• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 17 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Dështon takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit në Bruksel

15 Janar, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej të mërkurën në Bruksel, dështoi të mbahej pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.

I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, tha se takimi i së mërkurës i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit duhej të mbahej në nivel zëvendësish, por dështoi për shkak se pala serbe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në takim për shkak të zhvillimeve në Kosovë.

Ai konfirmoi se u takua me të dyja palët në takime veç e veç dhe se pala kosovare i paraqiti para tij prioritetet e saj.

Lexo edhe:

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn nga Brukseli: Duhen garanci të forta sigurie, kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Takimi i Trojkës i nevojshëm

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, reagoi në llogarinë e tij në Facebook pas dështimit të takimit, duke e quajtur arsyetimin e delegacionit serb “banal” dhe “të dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”.

“Kjo demonstron për të disatën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme. Kjo tregon edhe njëhërë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur”, shkroi Hoti.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha më herët se “e ka braktisur atë takim”, për shkak të ndodhive në Kosovë.

“Kurti nuk do dialog, por dhunë”, u tha ai gazetarëve në Bruksel.

I pyetur nëse u mbajt takimi për të pagjeturit, Petkoviç tha: “Natyrisht që jo. Çështja e të pagjeturve është e rëndësishme… por Kurti e ka mbytur dialogun, e ka mbytur takimin e sotëm”.

“Besoj se Lajçaku ka bërë gjithçka që ka mundur, por mund të ishte bërë edhe më shumë dhe të kishte më shumë mirëkuptim për popullin serb në Kosovë, sepse për një gjë të tillë kemi paralajmëruar gjatë gjithë kohës”, tha Petkoviç.

Por, burimet e REL-it thanë se Petkoviçi nuk ishte i supozuar të merrte pjesë në takim.

Po ashtu, sipas njoftimeve të mëhershme të BE-së, takimi ishte parashikuar të ishte vetëm takim i Komisionit për të pagjeturit dhe jo takim i radhës në kuadër të dialogut, ku do të merrnin pjesë kryenegociatorët.

Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqej nga Halil Cenaj, qysh edhe kishte bërë të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Ndërkaq Serbia, para takimit të paraljmëruar nuk kishte bërë të ditur se kush do ta udhëheqë delegacionin e saj.

Në reagimin e tij, Hoti u shpreh i befasuar për pjesëmarrjen e Petkoviçit dhe tha se “prania e tij është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit”.

Të mërkurën autoritetet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur organet komunale serbe në dhjetë komuna në jug të lumit Ibër, si dhe zyrat postare dhe të Administratës Tatimore të Serbisë.

Kosova kishte filluar mbylljen e institucioneve serbe qysh në fillim të vitit 2024. Pas aksionit të fundit, autoritetet në Serbi thanë se do t’i marrin të gjitha masat “për të mbrojtur popullin serb” në Kosovë.

Çfarë është Komisioni i përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit?

Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta. Se kush janë, mund të lexoni këtu.

Sipas burimeve në BE, në takimin e së mërkurës nuk pritej ndonjë veprim konkret, por pritej që ai të ishte një takim më shumë i karakterit simbolik dhe ceremonial.

Burimet në Bruksel kishin thënë se takimi do të duhej të shërbente si rast që palët të paraqisnin prioritetet e tyre dhe të merreshin vesh për datat e takimeve të ardhshme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që të formonin këtë komision të përbashkët për të zbatuar Deklaratën dhe BE-ja e kishte cilësuar si një nga rezultatet më të rëndësishme të dialogut vitin e kaluar.

Deklarata politike ishte arritur në maj të vitit 2023 ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë ndonjë veprim konkret për zbatimin e saj, teksa familjarët e më shumë se 1.600 persona të pagjetur – kryesisht shqiptarë – me ankth presin të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Një nga ta është edhe Fitim Dubovci, i cili kërkon babanë e tij të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999.

“Babanë e kanë marrë të gjallë, por, sot, vetëm 1 për qind besoj se mund të jetë i gjallë diku”, tha ai për REL-in në prill të vitit 2024.

Fitimi nga Çikatova e Drenasit, përveç babait ka edhe pesë familjarë të tjerë të zhdukur.

“Sa e sa familjarë të personave të zhdukur tashmë kanë vdekur ‘me sy hapur’, sepse nuk e kanë ditur ku i kanë më të dashurit e tyre”, tha ai.

Fotografi nga një instalacion artistik me gurë dhe orë ku gurët simbolizojnë varrin e munguar të të pagjeturve ng alufta në Kosovë, kurse ora simbolizon kohën e kaluar që nga zhdukja e atyre personave.

BE-ja ka thënë më herët se për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur duhet funksionalizimi i Komisionit të përbashkët.

Megjithatë, në të kaluarën palët kishin akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të dhënë informacione për të pagjeturit si dhe mungesë të qasjes në dokumente relevante dhe arkiva ushtarake të rëndësishme për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Në Deklaratën për Personat e Zhdukur thuhet se palët angazhohen për identifikimin e vendeve të varrimit dhe më pas që në to të gërmohet.

Aty, po ashtu, palët pajtohen që të ofrojnë qasje të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që do të ndihmonin në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur në periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.

“Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet dhe çdo dokument tjetër – përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar – nën posedimin e institucioneve të të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst”, thuhet në Deklaratë.

Në këtë Deklaratë nuk përmenden arkivat ushtarake apo policore, që Kosova ka kërkuar që Serbia t’i hapë pasi thotë se në to janë edhe informacionet për të zhdukurit.

Megjithatë, aty përmenden dokumentet me status të klasifikuar, që sipas njohësve, iu referohet dokumenteve konfidenciale apo arkivave shtetërore ushtarake dhe policore, të cilat, sipas tyre, do të ndihmonin në gjetjen e personave të pagjetur.

Kosova ka kryer gërmime në lokacione të ndryshme ku dyshohen për mbetje mortore të personave të vrarë gjatë luftës. Por, autoritetet shpesh kanë thënë se problemi qëndron në lokacionet në Serbi, ku dyshohet se janë varrosur viktimat e luftës në Kosovë.

Në rajon, nga konfliktet në Kroaci dhe Bosnja e Hercegovinë zbardhja e fatit të personave të zhdukur po ashtu është pjesë e punës së komisioneve të përbashkëta mes këtyre shteteve./ REL

Tags: kosovetakimite pagjeturit

Nga Kategoria

Bota

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

17 Gusht, 2025
Bota

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn nga Brukseli: Duhen garanci të forta sigurie, kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Takimi i Trojkës i nevojshëm

17 Gusht, 2025
Aktualitet

Bilanc apokaliptik pas katastrofës: Zjarri në Delvinë dogji një sipërfaqe prej 40 km2, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

17 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

17 Gusht, 2025

Vrau bashkëmoshatarin, Gjykata e Korçës lë në burg 14-vjeçarin

17 Gusht, 2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

17 Gusht, 2025

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

17 Gusht, 2025

Von der Leyen konferencë me Zelenskyn nga Brukseli: Duhen garanci të forta sigurie, kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Takimi i Trojkës i nevojshëm

17 Gusht, 2025

Bilanc apokaliptik pas katastrofës: Zjarri në Delvinë dogji një sipërfaqe prej 40 km2, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

17 Gusht, 2025

SHBA/ Histori mahnitëse mbijetese, policia shpëton një burrë të bllokuar pas një ujëvare për dy ditë

17 Gusht, 2025

Bilanci tragjik i përmbytjeve në Pakistan, 300 të vdekur dhe të paktën 200 të zhdukur!

17 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.