Lajme shqetësuese vijnë nga Mynihu. Bayern Munich mund të mbetet për një periudhë të gjatë pa një nga talentet e saj më premtues, pasi Lennart Karl ka pësuar një dëmtim në stërvitje.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, mesfushori ofensiv 18-vjeçar ka pësuar një tërheqje në muskujt e kofshës dhe do të mungojë për disa javë. Një goditje jo e vogël për Bayern, që mund të humbasë një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës në një moment delikat.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh sepse, nëse dëmtimi përkeqësohet, rikuperimi i Karl mund të zgjasë edhe më shumë. Kjo do ta vinte seriozisht në dyshim praninë e tij në listën e Gjermanisë për Botërorin 2026, që nis pas dy muajsh.
Këtë sezon, Karl ka zhvilluar 35 ndeshje me Bayern, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 7 asistime. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro, ndërsa kontrata me klubin bavarez është e vlefshme deri në vitin 2029.











