• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel? Reagon ministri Hoxha

10 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në një konferencë sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-në.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai i quajti tymnajë deklaratat se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel, duke shtuar se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në këto negociata.

Ferit Hoxha: Kohët e fundit, javët e fundit kemi parë këndvështrime, deklarata, analiza, hamendësime, ato që do i quaja një tymnajë që është ushqyer nga diskursi i brendshëm. Ajo që është fakt, dhe jo vetëm sepse e themi ne, por sepse e konfirmojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare, është se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm, shembullor në avancimin e negociatave duke vijuar punën për përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkarisht me KE-në, që janë diskutuara nga vendet anëtare dhe që janë absolutisht përmbajtja e asaj që ne quajmë procesi negociues. Edhe në daljet publike, në angazhimin publik që kemi zhvilluar bashkë me disa kolegë në qeveri, për të diskutuar me rininë, me studentët, dhe kjo nuk është një shëtitje rruge, siç thuhet, por është të shkosh atje ku formohet brezi i ri, të shkojmë atje ku po formohen ata që duhet të jenë të parët ta shijojnë jetën e tyre profesionale si anëtarë dhe qytetarë të BE-së. Po mundohemi të theksojmë disa gjëra shumë të thjeshta, por përmbajtësore. Integrimi nuk është vetëm proces teknik, proces letrash, raportesh, procese email-esh, përgjigjesh, pyetjesh, por është një proces transformimi që ndodh në vend. E kam theksuar dhe kam dëshirë ta theksoj përsëri, vendimet bëhen në Bruksel, takimet bëhen në Bruksel, reformat merren këtu, impakti është këtu dhe do të mbesë këtu.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

E para, nuk do më dëgjoni të flas për ish-ministra, për persona me të cilët kam punuar. Në lidhje me përmbajtjen, ajo që e quani ju mungesa e transparencës. Unë nuk mendoj se ka pasur mungesë transparence, por mendoj se ka pasur mungesë jo të mirë të komunikimit. Për këtë, sigurisht jam shumë i ndërgjegjshëm. Unë e kam parë procesin nga Brukseli. Mendoj se duhet të kishim komunikuar më mirë dhe është absolutisht ajo që po mundohemi të bëjmë tani. Mendoj se tani është momenti më i mirë për të barë, sepse kemi hapur gjithë këto kapituj. Në këtë ministri dhe me ekipin tim do të jemi të angazhuar për diskutime të pandërprera. Ajo që është thelbi i mungesës së transparencës ka të bëjë me pozicionet negociuese të Shqipërisë. Shqipëria për çdo hapje të grupkapitujve ka përgatitur pozicionin negociues. Ky është një dokument i përgatitur nga grupi negociator. Në çdo konferencë ndërqeveritare që kemi bërë, Shqipëria ka shkuar me pozicion negociues.

Ka një ligj të miratuar në vitin 2015 që ka vendosur se pozicioni negociues do të duhej të ishte një dokument i rezervuar. Por në paraqitjet e delegacionit shqiptar, në paraqitjet tona në konferencat ndërqeveritare, aty ky është elementi kryesor, që është elementi i punës. Ne sot po i bëjmë reformat. Po mundohemi të shkojmë në mbylljen e kapitujve bazuar në atë dokument që është i përbashkët. Natyrisht, është qëndrim i vendeve anëtare, por ato janë edhe angazhime për ne. Ne nuk i diskutojmë ato.

KE, pasi ka marrë gjithçka që i kemi çuar ne, 92 hapa konkretë, mbi këtë raport është hartuar IBAR, të cilin Komisioni ia ka paraqitur Këshillit. Vende të ndryshme kanë pyetje të ndryshme. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që 27 vendet anëtare të marrin një raport dhe të mos kenë pyetje. Ky është ushtrim klasik. Pyetjet mund të merrnin 4-8 javë, por nuk e kemi ne në dorë. Në bazë të pyetjeve, është Komisioni që jep përgjigje. Ne nuk jemi atje. Nëse do ketë fusha ku nuk kemi qenë bindës, do futen në procesin vijues që do jenë piketat përmbyllëse. Malit të Zi i janë dashur 8 vite për të hapur gjithë kapitujt, 13 muaj iu deshën Shqipërisë.

Tags: Beminitri hoxha

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Kryesore

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.