Seanca stërvitore e mëngjesit te Barcelona u shoqërua me një incident të pakëndshëm që përfshiu Fermin Lopez. Mesfushori i ri pësoi një çarje të lehtë në kokë gjatë stërvitjes, duke krijuar për disa momente shqetësim te stafi teknik dhe te tifozët para sfidës së radhës.
Sipas raportimeve, lojtari mori menjëherë ndihmën mjekësore në fushë, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri shpejt për ta trajtuar plagën dhe për t’i vendosur fashimin e nevojshëm. Pas kontrollit, u konfirmua se dëmtimi ishte sipërfaqësor dhe jo serioz.
Pas trajtimit, Fermin Lopez rifilloi normalisht përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës. Nga kampi blaugrana bëhet e ditur se gjendja e tij nuk përbën asnjë shqetësim dhe se lojtari është rikuperuar plotësisht.
Si pasojë, incidenti nuk pritet të ndikojë në planet e Barcelonës për ndeshjen e ardhshme. Fermin Lopez është konsideruar 100 për qind i gatshëm dhe do të jetë pjesë e skuadrës për përballjen që vjen.











