• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 4 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shpëtoi flamurin që u shkel me këmbë gjatë protestës, flet efektivi: Bëra detyrën

23 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme, vëmendjen e gjithë protestës së PD-së e mori një efektiv policie, i cili mes tensioneve, ‘shpëtoi’ flamurin kombëtar shqiptar që ndodhej në tokë dhe që në një moment e shkeli me këmbë deputeti demokrat Xhelal Mziu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ishte efektivi i forcave Shqiponja, Edison Mehmetaj, që ngriti nga toka flamurin kombëtar, e mbështolli dhe e mori me vete.

Mehmetaj në një lidhje live në një studio televizive, tha se reagimi i tij ishte spontan, kur pa se flamuri kombëtar gjendej në tokë.

Lexo edhe:

Trajleri merr përpara dy automjete në aksin Fier-Shegan-Kuçovë, plagoset rëndë drejtuesja e njërit prej mjeteve

Specialja në Kosovë ngre aktakuza kundër 35 personave për vrasjet masive në familjen Jashari në Prekaz

“Kaloi një ditë goxha e ngarkuar. E përgjithshmja ishte që kaloi mirë. Nuk pati të lënduar nga kolegët tanë. Në ato momente, ishte komplet blur sepse ne kishim edhe skafandër edhe kundërgaz, edhe nuk arrihej që të dallohej shumë. Për një moment m’u duk në tokë diçka edhe u afrova pasi pashë që ishte flamuri. Për një moment Mziu kujtoi se do agravonte situata, por unë kisha qëllimin që të merrja direkt flamurin, s’kisha qëllim tjetër”, tha mes të tjerash efektivi Mehmetaj.

Mehmetaj lidhur me veprimin e tij që rrëmbeu vëmendjen e shumë shqiptarëve, tha se do ta ‘shpëtonte’ flamurin kombëtar në çdo situatë, edhe nëse do të ishte protestues dhe jo polic.

“Pjesa e flamurit faleminderit që e vlerësoni nga ana juaj, por unë do bëja detyrën edhe nëse do isha thjeshtë qytetar. Të njëjtën gjë do ta bëja në çdo lloj forme, edhe nëse do isha protestues. Nuk do e lija flamurin në tokë”, shtoi efektivi i Shqiponjave.

Më tej efektivi Mehmetaj i cilësoi të rrezikshme protestat e organizuara nga Sali Berisha. Kjo pasi sipas tij, gjatë këtyre protestave ‘shpërthen’ dhuna dhe kaosi.

“Edhe në momentin që ne po flasim, vijon prapë protesta para Kryeministrisë dhe unë jam pozicionuar këtu te Ura e Dajtit. Vitet dhe eksperienca ta bëjnë pak më të lehtë. Natyrisht këto protesta janë të rrezikshme sepse dalin nga korniza dhe kthehen të dhunshme. Kur kthehen të dhunshme, normalisht që molotovi, gurët, sendet, të dëmtojnë”, vijoi më tej Edison Mehmetaj.

Një mesazh Mehmetaj e kishte edhe për të gjithë protestuesit. Duke theksuar se e drejta për protesta është legjitime në mbarë botën, ai u kërkoi protestuesve që të mos kthehen në mercenarë dhe të përdorin dhunë për interesa të caktuara.

“Pjesa e të protestuarit është legjitime në çdo vend të botës, por të mos bëhemi mercenarë. Sepse veprimet shkak-pasojë pastaj dihen. Në rast dhune do kundërpërgjigjemi. Nëse ti del duke duartrokitur aty, proteston, ke të drejtën tënde që të protestosh sa të duash”, përfundoi efektivi Mehmetaj.

Nga Kategoria

Kryesore

Trajleri merr përpara dy automjete në aksin Fier-Shegan-Kuçovë, plagoset rëndë drejtuesja e njërit prej mjeteve

4 Shtator, 2026
Kosova

Specialja në Kosovë ngre aktakuza kundër 35 personave për vrasjet masive në familjen Jashari në Prekaz

4 Shtator, 2026
Aktualitet

Dy gra mashtruan qytetarët në Tiranë, u premtuan zgjidhjen e problemeve të pronave dhe iu zhvatën 100 mijë euro

4 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trajleri merr përpara dy automjete në aksin Fier-Shegan-Kuçovë, plagoset rëndë drejtuesja e njërit prej mjeteve

4 Shtator, 2026

Specialja në Kosovë ngre aktakuza kundër 35 personave për vrasjet masive në familjen Jashari në Prekaz

4 Shtator, 2026

Dy gra mashtruan qytetarët në Tiranë, u premtuan zgjidhjen e problemeve të pronave dhe iu zhvatën 100 mijë euro

4 Shtator, 2026

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë

4 Shtator, 2026

“Ulu në gjunjë”, dalin PAMJE të reja të përballjes Jozi-Edi (VIDEO)

4 Shtator, 2026

Foto/ Dënohet me burg familja shqiptare ‘Balesi’ në Britani, drejtonin rrjetin e kokainës nga WhatsApp-i! (Emrat)

4 Shtator, 2026

U dhunua nga Jozi, vjen reagimi i parë nga ish-banorii “Big Brother”: 15 me 1 në konakun e tyre…

4 Shtator, 2026

Qeveria Meloni më jetëgjata në Itali! Urimi i Ramës për kryeministren: Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin

4 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.