• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Mbi 12 mijë ndërtesa të shkrumbuara dhe 11 të vdekur/ Trishtim dhe frikë mes banorëve në Los Anxhelos pas zjarreve shkatërruese

11 Janar, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha me lagje të tëra të shkrumbuara.

Deri tani numri i viktimave ka arritur në 11. Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënën nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer gjetkë.

Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Anxhelosit kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit.

Lexo edhe:

Los Angeles zien nga protestat, Trump nxjerr në rrugë edhe 700 marinsa

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Banorët e lagjes Pacific Palisades u kthyen në shtëpitë e tyre të djegura mes ankthit për të ardhmen. Ata kritikuan punën e autoriteteve mbi mënyrën e reagimit në përballjen me situatën si dhe mungesën e ujit.

“Të gjithë miqtë e mi kanë humbur shtëpitë, por të paktën janë gjallë, pasi disa ju e dini kanë humbur jetën. I gjithë qyteti ynë është i pikëlluar”, thotë Mia Ruhman, banore në Los Anxhelos.

“Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Të gjithë këta njerëz këtu kanë humbur shtëpitë. Nuk është e lehtë të përballohet kjo situatë”, thotë Taylor Gelbrich, banor në Los Anxhelos.

Familja Hassett pa shtëpinë e tyre që ndodhej në lagjen Pacific Palisades të digjej, nëpërmjet televizorit.

Ata kanë 22 vjet që jetojnë në këtë zonë. Jackie Hasset dhe vajza e saj Kate, thonë se kurrë nuk e kishin menduar se do të ndodhte një fatkeqësi e tillë, e këtyre përmasave.

“Kjo është diçka që nuk e prisnim kurrë për shkak të vendit ku jemi, kjo ishte pjesa e sigurtë e kësaj zone. Nuk ka patur përmbytjeje, nuk ishte zonë në rrezik zjarri, ndaj nuk e prisnim fare këtë që ndodhi”, thotë Jackie Hassett, banore në Los Anxhelos.

Makas Dasigenis, banor në lagjen Altadena luftoi fort me flakët për të shpëtuar shtëpinë e tij. Fillimisht 69-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u evakuuan por më pas ai vendosi të kthehej për të mbrojtur shtëpinë e tij.

“Fillimisht u largova, por po kur pashë lajmet dhe kuptova se zjarret ishin jashtë kontrollit, vendosa të kthehem. Kur mbërrita nuk gjeta askëd, ishte një pamje e frikshme për t’u parë. Shtëpitë dhe bizneset përrreth tek digjeshin”, tregon ai.

Ekspertët thonë se ishin disa faktorë që bënë që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Kjo është një situatë katastrofike dhe për këtë ndikuan disa faktorë. Ne patëm dimër jashtëzakonisht të lagësht në vitin 2023 që krijoi kushte të favorshme që bimësia në zonë të rritej shpejt. Nga maji i vitit të kaluar nuk kemi patur reshje kështu që kjo bimësi u tha dhe nuk u pastrua. Po ashtu era ishte shumë e fortë dhe ndihmoi në përhapjen e flakëve”, thotë Edith De Guzman nga Universiteti i Kalifornisë.

Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12000 ndërtesa. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre./ VOA.

Tags: los angeleszjarre

Nga Kategoria

Bota

Los Angeles zien nga protestat, Trump nxjerr në rrugë edhe 700 marinsa

10 Qershor, 2025
Bota

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

9 Qershor, 2025
Ekstra

Koha e gjatë para telefonit, mund të ndikojë në sjelljen e keqe të fëmijëve

9 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Rama: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s

10 Qershor, 2025

Los Angeles zien nga protestat, Trump nxjerr në rrugë edhe 700 marinsa

10 Qershor, 2025

Sot maturantët i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

10 Qershor, 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperatura të larta dhe kthjellime

10 Qershor, 2025

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

10 Qershor, 2025

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

9 Qershor, 2025

Koha e gjatë para telefonit, mund të ndikojë në sjelljen e keqe të fëmijëve

9 Qershor, 2025

“Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”, Mahmutaj për plagosjen e 21 janarit: Më tradhtuan në spital

9 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.