• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e sëmurë”/ Historia prekëse e kryefamiljarit të izoluar nga gjakmarrja

5 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Lezha, një ndër qytetet që dikur nuk vuante nga fenomeni i gjakmarrjes, duket se po i dorëzohet këtyre normave. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një seri vrasjesh ende të pazbardhura, por që kanë shkaktuar dhjetra viktima, mendohet se kanë si motiv pikërisht gjakmarrjen. Pjetër Gjoka është kryetar i misionit të pajtimit të gjaqeve për Lezhën. Ai mban statistika dhe viziton derë më derë të gjithë ata që kanë konflikte, nga më të lehtat deri te vrasjet. Ai thotë se fenomeni është përhapur frikshëm vitet e fundit.

“Akoma në Lezhë kemi 35 familje të ngujuara dhe të dëmtuara nga gjakmarrja, që misioni jonë i asiston”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Mark Pjetër Leshi është njëri ndër ata që është ngujuar. Ai e quan veten “një i vdekur mes të gjallëve”. Ndihet i sigurt vetëm kur është brenda mureve të shtëpisë. Prej 7 vitesh, kohë kur përfundoi burgun për vrasje, ai është ngujuar në shtëpinë e tij në Torovicë të Lezhës dhe mund të dalë vetëm deri në oborr. 

Lexo edhe:

Musiala rikthehet me gol pas problemeve shëndetësore, Bayern shkatërron Bodø/Glimt

Situata me zjarret/ 30 vatra të raportuara, këto janë zonat më problematike

“Unë rri këtu te shtëpia, qoftë edhe brenda shpeshherë; dal për cepet e shtëpisë, deri në oborr ma andej jo. Shpeshherë kur dal natën, se kam një fëmijë të sëmurë, më ikin edhe flokët nga frika”, u shpreh Mark Ndue Lleshi, i ngujuar.

Ai është djali i Pjetër Llesh Dodës, nga i cili u frymëzua personazhi i Dedës tek filmi “Rrugë të Bardha”. Familja kishte zbritur nga Domgjoni i Mirditës, 42 vite më parë. Në qershor të vitit 2000, kur ndodhi ngjarja fatale, Marku po përpiqej të ndërtonte një jetë të re. Kishte tre fëmijë të vegjël, njërin prej të cilëve me aftësi të kufizuara, dhe punonte dy punë për të ndërtuar këtë shtëpi që të mbante familjen.

Me fqinjin, që më pas u kthye në viktimën e tij, Marku kishte pasur konflikte edhe më parë, pasi ai e kishte dhunuar. Konflikti ishte zbutur me ndërhyrjen e pleqësisë sipas Kanunit, por situata ndryshoi në qershor të vitit 2000. Marku pretendon se fqinji së bashku me të vëllanë e kthyer nga Italia e provokuan dhe fyen rëndë. Mëngjesin tjetër, pas një konflikti verbal me babain e tyre dhe kërcënimeve se do ta vrisnin, ai vendosi të ndërmarrë veprimin ekstrem.

“Vjen plaku i tyre dhe më te shtëpia, se erdha: ‘Të qes fare me kë ke, të vras!’ Shkoj në shtëpi, pregatitem, s’po vijnë, sillem në oborr se çfarë duan me bo këta. Thashë, dua të shkoj në punë e do më vrasin… Kjo ishte psikologjia ime e momentit, shkova aty dhe gjuata tre herë pikërisht mbi personin”, u shpreh Mark Nikollë Biba, i ngujuar.

Fillimisht ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, por më pas çështja u rikthye në apel dhe përfundimisht u dënua me 13.4 vite burg. Në total ai ka vuajtur fizikisht 8 vite e 9 muaj, pasi përfitoi ulje për sjellje të mirë dhe për punën e kryer gjatë qëndrimit në burg. Teksa ka mbyllur llogaritë me shtetin, familja e viktimës ka të tjera llogari, dhe Marku po vuan një tjetër “burg” sipas Kanunit: ngujimin.

“Është ai koncepti që shteti bën punën e vet, mu më ka borxh gjakun. Fenomeni i ngujimit është një fenomen i tmerrshëm dhe i ka ardhur edhe Lezhës që ta vuajë. Është diçka shumë e tmerrshme: familja e mbyllur brenda pa pasur të drejtë të dalë jashtë, sidomos burrat pa të drejtë të integrohen në shoqëri, tek miku, dhe sigurisht edhe mjetet e jetës, dhe rëndohet familja e vrarësit, i cili është i ngujuar edhe pasi ka bërë burgun”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Sot Mark Lleshi është penduar për gjithçka që ka ndodhur. Ai thotë se gjithçka do të ishte shmangur nëse do të kishte pasur dikë afër që ta këshillonte.

“Unë desha një njeri që të më thoshte, Mark, mos e bëj këtë punë. Unë e quaj të keqe; duhet ta kisha lënë aty. Sot jam bërë pishman, ose më mirë, jam bërë pishman në moment. Punë e madhe që shau, kërcënoi, asgjë nuk duhet bërë”, u shpreh Mark Pjetër Lleshi, i ngujuar.

Tags: gjakmarrjalezheMark lleshi

Nga Kategoria

Lajme

Musiala rikthehet me gol pas problemeve shëndetësore, Bayern shkatërron Bodø/Glimt

10 Shtator, 2026
Aktualitet

Situata me zjarret/ 30 vatra të raportuara, këto janë zonat më problematike

10 Shtator, 2026
Aktualitet

Mbi 14 ton speca të kuq shqiptar me pesticide rrushi groposen në Kroaci, çfarë po ndodh

10 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Manchester United feston rikthimin në Champions me “poker”, Lens përmbys Slavian në minutat shtesë

10 Shtator, 2026

Como shkruan historinë në Champions League, debutim ëndrrash me “poker” ndaj Leipzig

10 Shtator, 2026

Musiala rikthehet me gol pas problemeve shëndetësore, Bayern shkatërron Bodø/Glimt

10 Shtator, 2026

Gjermania paralajmëron për kërcënimin rus, NATO rrit gatishmërinë në Europë

10 Shtator, 2026

25 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë

10 Shtator, 2026

Polonia paralajmëron se Rusia mund të godasë pikat kufitare me Ukrainën

10 Shtator, 2026

Situata me zjarret/ 30 vatra të raportuara, këto janë zonat më problematike

10 Shtator, 2026

Nafta kalon 107 dollarë për fuçi, sulmet ndaj tankerëve rrisin frikën për furnizimet globale

10 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.