Një 71-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë nipin e tij pas një konflikti familjar.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet P. Z., banues në Fier. I dëmtuari është shtetasi R. Z., 50 vjeç, djali i vëllait të të arrestuarit.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një përplasjeje mes familjarëve, ku 71-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës 50-vjeçarin.
Ky i fundit ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.










