Familjarët e Armir Shahinit kanë publikuar një reagim zyrtar në Instagram lidhur me mënyrën se si, sipas tyre, është trajtuar ai gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”.
Familjarët theksojnë se cenimi i identitetit moral dhe profesional të Armirit nuk duhet të kthehet në sensacion mediatik apo mjet për të nxitur reagime publike në dëm të dinjitetit të tij.
Në reagim thuhet gjithashtu se ironia e përdorur prej tij në disa raste ka qenë një mënyrë për të përballuar presionin e vazhdueshëm brenda shtëpisë.
Familja Shahini kërkon që situata të trajtohet me kujdes dhe me standarde profesionale, duke shprehur besimin se produksioni dhe ekipi përgjegjës do ta menaxhojnë çështjen me përgjegjësi dhe në përputhje me vlerat e formatit.
Ndërkohë, brenda shtëpisë, Miri është akuzuar nga disa banorë për një pëlqim sentimental ndaj Selinës.











