• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama 100 minuta fjalim, Berisha: Gënjeu dhe mbrojti veten, ta rrëzojmë të shtunën!

26 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. Berisha tha se Rama mbrojti veten dhe sulmoi sistemin e drejtësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Edi Rama, në fjalën e tij, përveçse mbrojti veten në të gjitha mënyrat, duke përdorur administratën, rolin dhe misionin e saj në një shtet, si edhe ndershmërinë dhe dinjitetin e saj, sulmoi në mënyrën më të verbër drejtësinë, institucionin e akuzës dhe gjithçka që vërtitej rreth tij personalisht, i vetëdijshëm se është tashmë në rreth të kuq.

Mashtroi në mënyrën më të paskrupullt. U tha shqiptarëve se ministrat, zëvendëskryeministrat apo kryeministrat në Gjermani japin dorëheqjen si detyrim moral. Por kjo nuk ndodh në vende të tjera; ndodh vetëm në shtetin ligjor të avancuar dhe të konsoliduar të Gjermanisë.

Lexo edhe:

Kryeministri Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

Shuhet “Harpagoni” shqiptar/ Aktori korçar, Koço Qendro ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare

Ndaj, ai i shfazuar u përpoq të përdorte çdo lloj argumenti absurd për të akuzuar prokurorinë për veprimet që ka ndërmarrë. Për Edi Ramën, antikorrupsioni, kur cenohet ai dhe rrethi i tij, është më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Për të, për shkak të integrimit europian, lufta kundër korrupsionit është një herezi, por jo kusht vendimtar për këtë proces. Për të, reforma në drejtësi duhet të pësojë ndryshime të thella e të shumëanshme, në mënyrë që t’i përshtatet kontrollit të tij mbi këtë reformë.

Të dashur miq, sot, në të njëjtën kohë kur ai fliste, në Parlamentin Europian, parlamentarë të nderuar kishin një seancë debati për Shqipërinë, në të cilën u deklarua se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri kanë kapur nivelet më të larta të pushtetit. Dhe për secilin prej jush është e qartë se nivelet më të larta të pushtetit janë: Edi Rama, Belinda Balluku dhe kukulla e tyre në presidencë: Bajram Begaj.

Në Parlamentin Europian, në të njëjtën kohë, u kërkua në mënyrë të prerë heqja e imunitetit dhe dhënia para drejtësisë e Lubi Ballukut. U kërkuan kushtëzime të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe heqja përfundimisht dorë nga amendamentet dhe ligjet me të cilat Edi Rama do të mbrojë veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pra, ky kryetar i organizatës kriminale sot vendosi veten në pallatin presidencial, në bankën e akuzës, dhe mëkatarët e tij, 83 mandatet e krimit, i kishte vendosur rreth tij teksa fliste, teksa mbante mbrojtjen ndaj vetes, familjes dhe njerëzve të tij më të afërt nga drejtësia.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ka vetëm një zgjidhje. Zgjidhja jeni ju. Është guximi juaj. Është vendosmëria juaj. Është trimëria juaj në një mision historik për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që po e rrënon çdo ditë e më shumë.

E shtuna, në orën 18:00, është dita juaj; është dita e qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, dita e goditjes më të rëndë të narkoregjimit dhe kreut të tij, Edi Rama” tha ai.

Tags: BerishaRama

Nga Kategoria

Lajme

Kryeministri Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

4 Korrik, 2026
Aktualitet

Shuhet “Harpagoni” shqiptar/ Aktori korçar, Koço Qendro ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare

4 Korrik, 2026
Kryesore

Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin, Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes

4 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kryeministri Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

4 Korrik, 2026

Shuhet “Harpagoni” shqiptar/ Aktori korçar, Koço Qendro ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare

4 Korrik, 2026

Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin, Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes

4 Korrik, 2026

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!

4 Korrik, 2026

Me armë dhe radio policie në makinë/ Arrestohet i riu në Vlorë

4 Korrik, 2026

Ishte duke bërë xhiro me skuter në qytet/ Qëllohet me armë zjarri 33-vjeçari në Napoli, humb jetën rrugës për në spital

4 Korrik, 2026

Çfarë është 4 Korriku?/ Nga historia, te tradita dhe festimet!

4 Korrik, 2026

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite!

4 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.