Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës nga seanca paraprake për tragjedinë e Gërdecit. Referuar vendimit të korrikut të vitit 2025 të gjykatës më të madhe në vend, Mediu argumentoi se ekziston papajtueshmëri ligjore që gjyqtari i seancës paraprake të shqyrtojë edhe çështjen e themelit.
Por përgjigjen ia dha vetë gjyqtajra e posaçme Irena Gjoka e cila tha se ka qënë vetë ajo që ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi, kërkesë që i është rrëzuar nga GJKKO.
Në përfumdim të seancës, Mediu përpara gazetarëve hodhi akuza duke thënë se procesi është i diktuar politikisht dhe kundërshtoi aktekspertizat e Prokurorisë së Posaçme.
“Ato që pretendon prokuroria si prova s’kanë lidhje me ministrin. Unë nuk gjykohem për shpërthimin në Gërdec, unë gjykohem për shpërdorim detyre. S’ka akt ligjor kushtetues që ministri mund të ketë bërë shpërdorim detyre. Ekpsertët amerikanë kanë deklaruar qartë se është i papërcaktuar shkaku i shpërthimit. S’mund të vazhdojë një proces me aludime pa provuar se çfarë ka ndodhur”, tha Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.
Seanca e rradhës për çështjen Gërdeci u shty për në datën 13 mars.











