• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Tuchel rinovon me Anglinë deri në 2028: FA i jep besim të plotë para Botërorit

12 Shkurt, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri gjerman Thomas Tuchel ka rinovuar kontratën me kombëtaren e Anglisë deri në vitin 2028, edhe pse marrëveshja e mëparshme ishte planifikuar të përfundonte verën e ardhshme, pas Kupës së Botës. Tuchel mori drejtimin në janar 2025, si pasues i Gareth Southgate, dhe Federata Angleze (FA) ka vendosur t’i zgjasë bashkëpunimin edhe me dy vite të tjera, për ta mbajtur në krye të ekipit deri pas Euro 2028, që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me këtë rinovim, Anglia synon të shmangë spekulimet që mund të lindin para dhe gjatë Botërorit për të ardhmen e trajnerit. Në moshën 52-vjeçare, Tuchel do të ishte një emër i kërkuar edhe për poste të tjera trajneri në klube, nëse do të bëhej i lirë – ndaj FA ka preferuar ta “mbyllë” çështjen që tani.

Që prej ardhjes së tij në krye të “Tre Luanëve”, Tuchel është përballur edhe me presion e debate: si trajneri i tretë i huaj në historinë e Anglisë (pas Sven-Göran Eriksson dhe Fabio Capello), ai u vu në qendër të vëmendjes për tema si himni “God Save the King”, kritikat se nuk jeton në Angli dhe nuk ndjek mjaft ndeshje të Premier League live, madje edhe batuta si ajo e Harry Redknapp që e quajti “spiun” për shkak të origjinës gjermane.

Lexo edhe:

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

Një nga temat më delikate për të ka qenë edhe “çështja Bellingham”. Tuchel kishte zbuluar se i kërkoi falje Jude Bellingham pasi e kishte përshkruar sjelljen e tij në fushë si “të neveritshme”, koment i bërë pas humbjes ndaj Senegalit në qershor. Situata e mesfushorit të Real Madrid, i cili nuk është në formën më të mirë dhe ka mbetur jashtë dy herë (njëherë për dëmtim dhe njëherë për vendim teknik), shihet si një nga enigmat kryesore për t’u zgjidhur para Botërorit, sidomos me konkurrencën e emrave si Morgan Rogers, Cole Palmer dhe Phil Foden.

Në drejtim të rezultateve, Tuchel ka drejtuar Anglinë në 10 ndeshje, me 9 fitore dhe vetëm 1 humbje (kundër Senegalit, në miqësore). Anglia i fitoi të gjitha ndeshjet kualifikuese të Botërorit pa pësuar gol. Debutimi në Botëror parashikohet më 17 qershor kundër Kroacisë, më pas me Ganan dhe Panamanë, ndërsa miqësoret e radhës në mars janë planifikuar ndaj Uruguait dhe Japonisë.

Committed to our journey 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🦁

Thomas Tuchel will lead our #ThreeLions through to 2028 after signing a new contract!

— England (@England) February 12, 2026
Tags: AngliaBotërori 2026Euro 2028Thomas Tuchel

Nga Kategoria

Sporti

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026
Sporti

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026
Sporti

Zyrtare, Manchester City transferon Elliot Anderson për 116 milionë paund

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

23 Korrik, 2026

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.