• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria në krizë demografike, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

12 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj moderne. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425.

Lexo edhe:

VIDEO/ Qëlloi me armë brenda bankës, ky është çasti kur policia kap 58-vjeçarin me paratë në duar, të qetë e pa maskë.

Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

Rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje./Monitor

Tags: krize demografikeshqiperia

Nga Kategoria

VIDEO/ Qëlloi me armë brenda bankës, ky është çasti kur policia kap 58-vjeçarin me paratë në duar, të qetë e pa maskë.
Lajme

VIDEO/ Qëlloi me armë brenda bankës, ky është çasti kur policia kap 58-vjeçarin me paratë në duar, të qetë e pa maskë.

12 Shkurt, 2026
Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.
Aktualitet

Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

12 Shkurt, 2026
Të shtëna me armë në bankë dhe përpjekje grabitjeje, policia e Tiranës reagon dhe arreston një 58-vjeçar.
Kryesore

Të shtëna me armë në bankë dhe përpjekje grabitjeje, policia e Tiranës reagon dhe arreston një 58-vjeçar.

12 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zgjedhjet mbyllen në votimin e parë pas protestave të brezit Z që e përzunë liderin e Bangladeshit. Votuesit shpresojnë për rikthimin e demokracisë pas 15 vjetësh qeverisje autoritare nën Sheikh Hasinën. 20 minuta më parë Azia.

12 Shkurt, 2026
VIDEO/ Qëlloi me armë brenda bankës, ky është çasti kur policia kap 58-vjeçarin me paratë në duar, të qetë e pa maskë.

VIDEO/ Qëlloi me armë brenda bankës, ky është çasti kur policia kap 58-vjeçarin me paratë në duar, të qetë e pa maskë.

12 Shkurt, 2026

Ylli i “Dawson’s Creek”, James Van Der Beek, vdes në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancer, njofton familja. Van Der Beek kishte një karrierë të suksesshme me shumë filma dhe emisione televizive pas përfundimit të dramës rinore “Dawson’s Creek” në vitin 2003.

12 Shkurt, 2026
Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

Me lot dhe dhimbje, katër anëtarët e familjes Kola përcillen në banesën e fundit.

12 Shkurt, 2026
Të shtëna me armë në bankë dhe përpjekje grabitjeje, policia e Tiranës reagon dhe arreston një 58-vjeçar.

Të shtëna me armë në bankë dhe përpjekje grabitjeje, policia e Tiranës reagon dhe arreston një 58-vjeçar.

12 Shkurt, 2026

Lufta për kulturën në ndryshimet klimatike: Pse britanikët kanë ndaluar mbështetjen për politikat mjedisore? Një sondazh i ri tregon se votuesit e Reform UK janë grupi i vetëm politik pa shumicë për arritjen e net zero deri në vitin 2050 ose më herët.

12 Shkurt, 2026
Qendra e re e Drejtësisë, investimi më i madh për administratën në Shqipëri" / Rama: "Sistemi është shumë pas me teknologjinë

Qendra e re e Drejtësisë, investimi më i madh për administratën në Shqipëri” / Rama: “Sistemi është shumë pas me teknologjinë

12 Shkurt, 2026

Zhduken 13 platforma nga sistemi i domain-eve në Rusi, përdoruesit detyrohen të përdorin VPN

12 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.