• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

EMRAT/ Protesta e opozitës, 21 protestues të arrestuar, mes tyre ka të mitur

11 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestës dje që mbajti opozita, 21 protestues janë arrestuar. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mes të arrestuarve janë 7 të mitur, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë përsëritës të këtyre veprave që lidhen me tubimet. U arrestuan shtetasit Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj.

Kujtojmë se në fund të protestës së djeshme pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa u hodhën fishekzjarrë dhe molotovë.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

NJOFTIMI I POLICISE
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: 

-arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N., 28 vjeç; S. D., 48 vjeçe, F. N., 32 vjeç; A. K., 24 vjeç; F. A., 22 vjeç; G. D., 21 vjeç; D. K., 27 vjeç; J. K., 18 vjeç; A. K., 20 vjeç; O. H., 18 vjeç; S. P., 18 vjeç; A. U., 24 vjeç, dhe katër shtetas 17 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij. 

Pasditen e djeshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit, kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike. 

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotov ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit. 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë tubimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tags: protesta

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.