Bompastor shprehu entuziazmin e saj për vazhdimin e qëndrimit të saj në Chelsea, duke theksuar se ndihej mirënjohëse për mbështetje dhe besimin që klubi ka treguar ndaj saj. Ajo e përshkroi si një privilegj të drejtonte këtë ekip, duke theksuar se ndjehej si në shtëpi që nga dita e parë që kishte mbërritur në klub.
Bompastor kujtoi me nostalgji momentet e veçanta, si ngritjen e trofeut WSL në Stamford Bridge dhe atij të FA Cup në Wembley, duke thënë se këto ishin kujtime që do ta shoqëronin gjithmonë. Ajo theksoi se suksesi i ekipit është i ndërtuar mbi përkushtim, qëndresë dhe intensitet, dhe se nuk do të pranonin asgjë më pak se fitorja. Bompastor shprehu entuziazmin për garat në të cilat po konkurron ekipi, duke bërë të ditur se janë duke luftuar për fitimin e katër trofeve dhe se do të japin maksimumin çdo ditë për të bërë tifozët krenarë.
Drejtuesit sportivë Laurence Stewart dhe Paul Winstanley e vlerësuan Bompastorin për nivelin e shkëlqyer që ka sjellë në ekipin e femrave, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ata e përshkruan ndikimin e saj si të menjëhershëm dhe të rëndësishëm, duke theksuar se standardet që ajo vendos janë në harmoni me atë që klubi dëshiron të përfaqësojë. Sipas tyre, rinovimi i kontratës së Bompastorit sfillon një besim të fortë mbi drejtimin e saj, vizionin dhe stabilitetin që ajo sjell në klub.
Ata shprehën gjithashtu optimizmin për fazën e ardhshme të klubit, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë të gjatë, duke theksuar se ka ende shumë për të luajtur në këtë sezon, me objektivin për të konkurruar për të gjitha trofetë e rëndësishme. Ky është një hap i rëndësishëm në ndihmën e zhvillimit të ekipit dhe forcimin e pozitat e tij në futbollin femëror.









