• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dhënia fund e furnizimit me gaz rus në Evropë, Zelensky: Është humbje e madhe për Moskën

2 Janar, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një gazsjellësi që kalon në tokën ukrainase, përbën humbje për presidentin rus, Vladimir Putin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kur Putin është bërë president i Rusisë më shumë se 25 vjet më parë, sasia e gazit natyror që ka kaluar përmes Ukrainës në Evropë, ka qenë më shumë se 130 miliardë metra kub në vit. Tani është zero”, ka thënë Zelensky në X – platormë e njohur më parë si Twitter.

“Kjo është një prej humbjeve më të mëdha të Moskës. Si rezultat i shfrytëzimit të energjisë si armë, nga ana e Rusisë, dhe shantazhimit të partnerëve, Moska e ka humbur një prej tregjeve më profitabile dhe të qasshme gjeografikisht”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Protestuesit e qëlluan me vezë, reagon Bledi Mane: U përballa me ta pa patur frikë e pa ikur me vrap

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, çfarë dyshohet

Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi gjiganti shtetëror rus, Gazprom, ka thënë se i ka pezulluar furnizimet me gaz në Evropë përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrianë, pasi Kievi ka refuzuar të vazhdojë kontratën e nënshkruar para se Moska të niste luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kjo do të thotë se Ukraina do të humbë 800 milionë dollarë në vit që i siguronte nga tarifat e transitit.

Gazpromi, në anën tjetër, do të humbë gati 5 miliardë dollarë, në mungesë të shitjes së gazit.

Zelensky ka thënë se shumica e shteteve evropiane u janë përshtatur ndryshimeve, por ka përmendur që Ukraina dhe aleatët duhet ta mbështesin Moldavinë në periudhën e transformimit energjetik.

Moldavia është ende pjesërisht e varur prej gazit rus.

Zelensky ka thënë se Ukraina shpreson në rritjen e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë, dhe që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, veçse e ka përmendur këtë mundësi.

“Sa më shumë gaz i qasshëm në tregje për partnerët e vërtetë të Evropës, aq më shpejt do të eliminohet varësia ndaj Rusisë”, ka thënë ai.

Ky vendim i Gazpromit, i bërë publik më 1 janar përmes një postimi në Telegram, nuk pritet të shkaktojë probleme të mëdha te konsumatorët evropianë, për shkak të përpjekjeve të tyre afatgjata që t’i shmangen varësisë nga gazi rus.

Sllovakia, Hungaria, Austria, dhe disa vende të Ballkanit kanë vazhduar të blejnë gazin rus përmes Ukrainës – ndonëse të sasi të zvogëluara – edhe pas nisjes së luftës.

Shumë vende evropiane u janë kthyer burimeve alternative, duke përfshirë blerjen e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Norvegjia.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Tags: gazzelensky

Nga Kategoria

Aktualitet

Protestuesit e qëlluan me vezë, reagon Bledi Mane: U përballa me ta pa patur frikë e pa ikur me vrap

6 Tetor, 2026
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, çfarë dyshohet

6 Tetor, 2026
Aktualitet

Ngarkesa me panele ndërtimi i bie sipër, humb jetën 70-vjeçari në Vlorë

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestuesit e qëlluan me vezë, reagon Bledi Mane: U përballa me ta pa patur frikë e pa ikur me vrap

6 Tetor, 2026

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, çfarë dyshohet

6 Tetor, 2026

Ngarkesa me panele ndërtimi i bie sipër, humb jetën 70-vjeçari në Vlorë

6 Tetor, 2026

“U ndje i poshtëruar”, Piers Morgan zbulon prapaskenat e konfliktit Ronaldo–Jesus

6 Tetor, 2026

Lojtarët e Beninit “dorëzohen” para Messit në prag të lamtumirës: “Nuk duhet ta markojmë, ta shijojmë ndeshjen”

6 Tetor, 2026

Humb jetën punëtori në Vlorë, pesha të rënda i ranë sipër teksa ishte duke punuar

6 Tetor, 2026

Veliaj “klonon” veten nga burgu! Mesazh me AI për nxënësit: Do t’u japim të hani drekë pa lekë

6 Tetor, 2026

Skandal në Gjermani/ Arrestohet ish-shefi i Shërbimit Inteligjent, dyshohet se nxori mijëra dokumente sekrete dhe i dorëzoi te një fuqi e huaj

6 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.