• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Begaj komunikim online me efektivët e FARSH-së: Gjendeni në mision të rëndësishëm, kombi iu është mirënjohës

1 Janar, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pasur një komunikim online me me efektivët e FARSH-së në misione dhe operacione jashtë vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Begaj uroi për një vit të mbarë, teksa shtoi se efektivët gjenden në një mision të rëndësishëm, në një detyrë që është në shërbim të atdheut për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë.

Kreu i Shtetit shtoi kombi iu është shumë mirënjohës efektivëve FARSH-së.

Lexo edhe:

Kryeministri Mickoski: Provimi i Jurisprudencës në Maqedonisë së Veriut duhet të ofrohet edhe në gjuhën shqipe, nëse ka kërkesa

Shifrat e frikshme – Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Esposito: T’i jepet përparësi alternativave të tjera

Fjala e Begajt

Të dashur ushtarë, nënoficerë dhe oficerë,

Është kënaqësi e veçantë për mua të takohemi sot në këtë format online për të uruar nga zemra: Gëzuar, një vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja!

Në fakt, festa e Vitit të Ri është një festë që mbledh familjet, i bën bashkë. Ju të gjithë, fizikisht jeni larg familjeve tuaja, larg njerëzve tuaj të dashur, por unë ju siguroj se, si unë, si Shtabi i Përgjithshëm, si Ministria e Mbrojtjes, jemi në mbështetjen tuaj. Ju jeni në mendjet dhe zemrat tona.

Gëzimi dhe ngrohtësia familjare i takon festave të fundvitit dhe ju duhet të ishit pranë familjeve, por sot gjendeni në një mision më të rëndësishëm, në një detyrë që është në shërbim të atdheut për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë. Kombi ju është shumë mirënjohës.

Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë. Vetë prezenca dhe shërbimi juaj, nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut, është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.

Gjatë vitit që po lëmë pas, unë, në të gjitha vizitat që kam bërë jashtë vendit, jam takuar edhe me kontingjentin tonë që shërben në misione dhe kudo ku kam shkuar jam ndjerë jashtëzakonisht i mbushur dhe krenar për fjalët e mira dhe fjalët e jashtëzakonshme të thëna në adresën tuaj për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin që ju tregoni atje ku jeni me mision. Kuptohet, misioni kërkon përgjegjshmëri të lartë dhe ju e keni përmbushur atë.

Ju jeni ambasadorët më të mirë dhe, falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet, valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s.

Agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura.

Gjatë vitin 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.

Dinamikat gjeopolitike kërkojnë rritjen e kontributeve tona në NATO dhe forcimin e solidaritetit tonë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet.

Edhe një herë, ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri! Gëzuar dhe shëndet e të mira për secilin nga ju, për familjet tuaja, për kombin shqiptar!

Shumë faleminderit për shërbimin tuaj!

Tags: bajram begaj

Nga Kategoria

Kryeministri Mickoski: Provimi i Jurisprudencës në Maqedonisë së Veriut duhet të ofrohet edhe në gjuhën shqipe, nëse ka kërkesa
Kryesore

Kryeministri Mickoski: Provimi i Jurisprudencës në Maqedonisë së Veriut duhet të ofrohet edhe në gjuhën shqipe, nëse ka kërkesa

8 Shkurt, 2026
Aktualitet

Shifrat e frikshme – Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Esposito: T’i jepet përparësi alternativave të tjera

8 Shkurt, 2026
“Kate Cassidy shfaq emocione teksa viziton shtëpinë ku qëndronte me Liam Payne”
Lajme

“Kate Cassidy shfaq emocione teksa viziton shtëpinë ku qëndronte me Liam Payne”

8 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Portugalia zgjedh mes kandidatëve të moderuar dhe populistë në balotazh për zgjedhjet presidenciale.

8 Shkurt, 2026
“Kate Cassidy shfaq emocione teksa viziton shtëpinë ku qëndronte me Liam Payne”

“Kate Cassidy shfaq emocione teksa viziton shtëpinë ku qëndronte me Liam Payne”

8 Shkurt, 2026
"Nuk do të lejojmë një tjetër rast si ai i Houthive" / Mesazhi i Izraelit për SHBA-në: Do ta sulmojmë Iranin nëse...

“Nuk do të lejojmë një tjetër rast si ai i Houthive” / Mesazhi i Izraelit për SHBA-në: Do ta sulmojmë Iranin nëse…

8 Shkurt, 2026

Dyshohet për qëllimin e një gjenerali rus, arrestohet në Dubai, deklaron Moska.

8 Shkurt, 2026
“Nuk ka histori dashurie këtë vit, as…”/ Mateo i dërgon mesazhe Luizit, ja si reagon këngëtari.

“Nuk ka histori dashurie këtë vit, as…”/ Mateo i dërgon mesazhe Luizit, ja si reagon këngëtari.

8 Shkurt, 2026

Pasojat e stuhisë: pamjet ajrore tregojnë përmbytje të gjera në Andaluzinë e Spanjës Imazhe nga autoritetet spanjolle tregojnë zona ende të përmbytura në jug të Spanjës pas kalimit të stuhisë së re Marta.

8 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In