Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi.
Ai ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
Kush ishte Fitim Makashi
Ai lindi në 10 prill 1944 ne Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Arteve për aktor dhe ka mbaruar në vitin 1967, ndërsa u emërua edhe pedagog. Karrierën si aktor e filloi në vitin 1967 me filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filma të tjerë si “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” 1978, “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991), “Vdekja e kalit” (1992).
Filmografia e Makashit:
-Vdekja e kalit (1992)
-Shpella e pirateve (1990)
-Tre njerëz me guna (1985)
-Gjurmë në kaltërsi (1981)
-Intendenti (1980)
-Nga mesi i errësirës (1978)
-Ilegalët (1976)
-Në fillim të verës (1975)
-Rrugicat që kërkonin diell (1975)
-Ndërgjegja (1972)
-Prita (1968)
-Duel i Heshtur (1967)










