Trajneri Roberto Moreno largohet nga detyra për shkak të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Ish-trajneri i kombëtares së Spanjës, Roberto Moreno, mendohet se është shkarkuar nga klubi rus FC Sochi, pasi u mbështet shumë te inteligjenca artificiale ChatGPT dhe injoroi llogjikën e tij.

Moreno mori drejtimin e Sochit në vitin 2023. Pas rënies së ekipit nga liga elitare ruse, drejtuesit e klubit vunë re se ai po përdorte gjithnjë e më shumë ChatGPT për të planifikuar stërvitjet dhe udhëtimet e ekipit.

Sipas ish-drejtorit sportiv të klubit, Andrei Orlov, një rast i çuditshëm ndodhi gjatë një udhëtimi për ndeshje, ku ChatGPT kishte sugjeruar që lojtarët të qëndronin pa gjumë për 28 orë. Moreno nuk e kishte vënë re këtë problem në planin e përgatitur.

Edhe pse ky plan nuk u zbatua, lojtarët u shqetësuan dhe nuk e kuptonin pse duhej të zgjoheshin shumë herët për stërvitje.

Kjo mënyrë pune besohet se çoi në humbjen e besimit te trajneri dhe në largimin e tij nga klubi.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.