• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

FOTO/ “Këndonte këngë dashurie në Qytetin Studenti”, zbulohet DOSJA e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: I kërkohej këngëtares të…

27 Dhjetor, 2024
tek Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet eish-Sigurimit të Shtetit ka zbuluar disa dokumente të cilët tregojnë se si Parashqevi Simaku në vitin ’89 po përballej me akuza.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aty tregohet se Parashqevia këndonte në Qytet Studenti, por më pas janë dëgjuar brohoritma kundër regjimit komunist.

Kjo situatë ka sjellë më pas plotësimin e dosjes së këngëtaresh shqiptare.

Lexo edhe:

Bardhi: ‘Të fortët’ që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë për Ballukun janë grupet kriminale të Fierit

PS kundër arrestimit të Ballukut/ Bardhi: Vendim i paracaktuar që kur iu komunikua akuza, Rama mbrojtës i korrupsionit

Postimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit:

Edhe në errësirën më të madhe, rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit.

Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie.

Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla si “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota”. Pas pak, nga godina 5 dëgjohen thirrje të tjera: “Viva Parashqevi, viva!”, “Poshtë fashizmit”, si dhe këngët “Eja, mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne” etj.

Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt i vërtetë “rrugaçërie” nga rinia, po t’i referohemi izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore dhe kulturore me dorë të hekurt nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AiDSSH-së, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, kur zëri dhe shpirti rinor po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen, në raport edhe me ndryshimet politike në të gjithë Europën Lindore.

A ishte zgjedhja e emrit të saj një nevojë për çlirim?

Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan, kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.

Me deklarata si “Artet janë bota” dhe thirrje si “Viva Parashqevi, viva!”, edhe pse krejt simbolike, ato treguan se, në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe një fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme, ku nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikën për të gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e një kombi, që ushqehej me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për individualitetin njerëzor.

Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi. Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera, nisur nga perceptimi.

Siç na thotë edhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas: “Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën; nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar, dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizmi tyre i vogël, grotesk dhe i përditshëm përballë fatkeqësisë.”

Referenca arkivore: Fondi arkivor i AiDSSH-së, Dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12, datë 7.5.2020.

Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim. Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet, ju ftojmë të konsultoni dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Tags: Parashqevi

Nga Kategoria

Lajme

Bardhi: ‘Të fortët’ që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë për Ballukun janë grupet kriminale të Fierit

10 Mars, 2026
Aktualitet

PS kundër arrestimit të Ballukut/ Bardhi: Vendim i paracaktuar që kur iu komunikua akuza, Rama mbrojtës i korrupsionit

10 Mars, 2026
Bota

Erdogan telefonon homologun iranian: Shkelja e hapësirës ajrore turke është e papranueshme, Irani: Do hetojmë, raketat nuk janë nisur nga ne!

10 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bardhi: ‘Të fortët’ që kanë kërcënuar të pandehur e dëshmitarë për Ballukun janë grupet kriminale të Fierit

10 Mars, 2026

PS kundër arrestimit të Ballukut/ Bardhi: Vendim i paracaktuar që kur iu komunikua akuza, Rama mbrojtës i korrupsionit

10 Mars, 2026

Erdogan telefonon homologun iranian: Shkelja e hapësirës ajrore turke është e papranueshme, Irani: Do hetojmë, raketat nuk janë nisur nga ne!

10 Mars, 2026

Trafikuan armë nga Mali i Zi për t’i shitur te bandat në Fresk, të rinjtë u zbuluan nga përgjimet! 22-vjeçari postonte foto me pistoletë në brez

10 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm iranian: Me emërimin e Mojtaba Khamanei, SHBA dhe Izraeli dështuan për të ndryshuar regjimin

10 Mars, 2026

“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja

10 Mars, 2026

“Vajza jonë e shkëlqyer nuk arriti t’ia dilte!” Lajm i zi nga Italia, mijëra shqiptarë u bashkuan për ta shpëtuar, shuhet në moshën 22-vjeçare infermierja nga Librazhdi

10 Mars, 2026

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

10 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.